Komandot e vrarë, Rama: Është një sakrificë sublime
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar si një humbje të madhe vrasjen e dy komandove shqiptarë në Afganistan.
Ai u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve duke shprehu mirnjohjen për shërbimin që i bënë vendit.
Fjalët nuk mund të mjaftojnë dot për ta shprehur si duhet vlerën e sakrificës sublime të Feti Voglit dhe Aleksandër Peçit, të cilët fatkeqësisht mbyllën sot sytë përgjithmonë duke i shërbyer kauzës së madhe të botës së lirë në luftën me një të keqe që synon asgjësimin e vetë lirisë së botës. Sakrifica e tyre sublime është një kontribut i paçmueshëm i Shqipërisë së vogël për botën e madhe demokratike.- shkruhet Rama.
Në vazhdim ai është shprehur se ata ranë si dëshmorë dhe se duhet të vazhdojmë luftën kundër fashizmit afgan.
Shqipëria sot ka dy djem të rinj më pak, por dy arsye tejet të forta më shumë për ta vazhduar me edhe më shumë vendosmëri betejën e saj krah për krah me Shtetet e Bashkuara e me të gjitha forcat e NATO-s, kundër fashizmit të këtij shekulli që në Afganistan e gjetkë përpiqet të ndërtojë bazat për të terrorizuar e tjetërsuar botën e lirë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre dhe shërbeftë ky shembull heroik për të qenë gjithnjë të bashkuar mesveti kur është fjala për të mbrojtur kauzat e botës së lirë, krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj, kudo e kurdoherë që universi demokratik do të kërcënohet nga forcat djallëzore të së keqes. Me çdo sakrifice.- përfundon mesazhi i kryetarit të PS-së.
Shkrime të tjera me interes:
- Ekspertiza: ish oficieri i SHISH është vrarë Durrës-Prokuroria pas kryerjes së ekspertizës ka arritur në konkluzionin se...
- Pippi Çorapegjata është një raciste Personazhi që ka argëtuar breza të tërë fëmijësh me aventurat...
- Gjesti i Pepes, Rooney: Ai është një idiot Si në të gjitha përballjet midis Barcelonës dhe Real Madridit...