E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabilizohet gjendja e komando Pecit, do transportohet drejt Gjermanisë

Tiranë- Gjendja shëndetësore e komandos shqiptar Aleksandër Peci, pas një ndërhyrjeve kirurgjikale në një spital të Kandahrit, është e stabilizuar dhe ka shpresa për të mbitjetuar. Kështu kanë njoftuar sot përmes një deklarate për shtyp Forcat e Armatosura.

Sipas raportit të dhënë nga Përfaqësuesi i FA në Shtabin e operacionit ISAF në Afganistan rezulton se: Nëntetar ALEKSANDËR PECI i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandahrit në Afganistan. Gjendja e tij shëndetësore pas operacionit paraqitet e rëndë, por e stabilizuar.- thuhet në deklaratën e FA-së.

Ndër të tjera mësohet se nëntetar Peci do të transferohet për një trajtim më të specializuar mjeksor drejt Gjermanisë.

Mjekët konfirmojnë se Nëntetar ALEKSANDËR PECI, me gjithë plagët e marra, ka shpresa të shumta për të mbijetuar, gjë që i ka bërë ata të japin autorizimin për transferimin e të plagosurit në një spital të specializuar në Gjermani. Autoritetet e NATO-s në operacionin ISAF në Afganistan po marrin masa që në orët e ardhëshme Nëntetar ALEKSANDËR PECI të transportohet për në Gjermani”- thuhet në deklaratën për shtyp të Forcave të Armatosura.

Komandoja Peci u qëllua dje nga afganë të veshura me uniformën e polcisë vendase teksa po shoqëronin delegacionin e USAID në përurimin e një shkolle në qytetin e Kandahrit. Nga breshëria e plumbave mbeti i plasogur rëndë vetë Peci, ndërsa kolegu i tij Vogli ndërroi jetë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vritet komandoja shqiptar në Afganistan, 1 tjetër në gjendje kome Kandahar- Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot rreth orës 15:00...
  2. Vrasja e komandos, Topi mesazh ngushëllimi familjës Vogli Menjëherë pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes mbi vrasjen e...
  3. Dibër- Izolimi nga dëbora, shtatzëna transportohet me helikopter drejt Tiranës Dibër- Një 22-vjeçare nga Zalldardha e Dibrës ka rrezikuar të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›