E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton emerimin e 21 prokuroreve

Tirane- Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka dekretuar dje emerimin e 11 prokuroreve, nderkohe qe 10 te tjere jane emeruar prokuror ne stazh profesional ne prokurori te ndryshme te vendit. Mesohet se emerimi i tyre eshte bere ne mbeshtetje te nenit 93 te Kushtetutes, si dhe nenit 23 te ligjit nr.8737, te dates 12.02.2001"Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozim te Prokurorit te Pergjithshem. Keta prokurore ishin duke kryer stazhin e tyre profesional prej dy vitesh ne prokurori te ndryshme te rretheve gjyqesore. Dekretimi i 11 prokuroreve ne stazh profesional, eshte bere pas propozimit te Prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Po dje Presidenti i Republikes dekretoi edhe 10 prokurore te tjere, te cilet do te kryejne stazhin e tyre profesional. Dekretimi i tyre eshte bere ne mbeshtetje te nenit 93 te Kushtetutes, si dhe nenit 23 pika 1, te ligjit nr. 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozim te Prokurorit te Pergjithshem. Prokuroret e emeruar ne stazh profesional do te angazhohen ne prokurori te caktuara te vendit tone, ku edhe do te punojne per 2 vjet me radhe. Te 10 prokuroret e dekretuar dje, kane ndjekur hetimet te ndryshme perkrah prokuroreve qe ndodhen ne Prokurorine e Tiranes apo Prokurorine e Pergjithshme. Keta te fundit kane marre pjese edhe neper gjykime te ndryshme, duke pare me nga afer punen e prokurorit.

Emerimet per prokurore

1. Enkeleda Millonai, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan.

2. Manjola Kajana ( Hysa),aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier.

3. Ermir Beta, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane,te emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Berat.

4. Esmeralda Cami, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Peshkopi.

5. Silvana Lule, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore.

6. Fatmir Lushi,aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres,te emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder.

7. Alketa Nushi, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres,te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Mat.

8. Marjola Mertiri (Llaci), aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Fier,te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

9. Eriselda Bala, aktualisht prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Vlore,te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Pogradec.

10. Julian Cafka, aktualisht prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Sarande,te emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Sarande.

11. Shqiponja Milla, aktualisht prokurore ne stazh ne prokurorine e Rrethit Gjyqesor Shkoder,te emerohet prokurore ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Puke.

Emerim prokurori ne stazh

1. Elona Alvora, te emerohet prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

2. Ervin Beqiri, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

3. Sotir Kllapi, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

4. Kreshnik Ajazi, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

5. Rovena Bozo, te emerohet prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

6. Denisa Asko, te emerohet prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.

7. Marsida Frasheri, te emerohet prokurore ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres.

8. Gentian Habazaj, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres.

9. Olger Eminaj, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Korce.

10. Albert Murcaj, te emerohet prokuror ne stazh ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›