E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delja e zeze ne Galerine Kombetare te Arteve

Në Galerinë Kombëtare të Arteve pas koleksionit britanik çelet një ekspozitë personale që mban autorësine e piktorit shqiptar Helidon Haliti. Artisti përms 21 punimesh në vaj, kryesisht formate të mëdha të prodhuara gjatë viteve të fundit (2010 - 2012) sjell konceptin mbi Shtëpinë!. E gjithë ekspozita mbështetet në një simbolikë të thjeshtë në dukje, por me themele mjaft të forta siç është shtëpia.

Shtëpia sipas tij për çudi gjithë fëmijët e botes e vizatojnë dhe e pikturojnë njëlloj, me te njëjtën fantazi.

Krijimtaria e Halitit e kësaj periudhe karakterizohet nga një kërkim artistik, i cili tregon udhëtimin e piktorit nëpër labirintet e një bote që ai ka krijuar me anë të fantazisë së tij. Por nuk mungon edhe frymëzimi me tema të tabanit kombëtar dhe me ato të një mitologjie të personalizuar dhe intime.

Piktori Helidon Haliti rikthehet në GKA për herë të parë me një ekspozitë personale, ndërsa është shfaqur për herë të parë qysh liceist, në vitin 1984, ku ka marrë pjesë në një ekspozite kombëtare. Më tej Haliti ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive ku edhe është nderuar me çmim, si piktor i ri. Pas vitit 1990, Haliti punoi për shumë vite në Greqi si piktor, ndërsa u rikthye si pjesëmarrës ekspozitën “Onufri” të vitit 2008. Për të çelur më pas ekspozitën e parë personale në Muzeun Mezuraj, ndërsa kjo ekspozitë është e para personale në GKA. Ekpozita “Personale” do të jetë e hapur nga 16 Gusht 2012 – 10 Shtator 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›