Assange te ekstradohe tne Zvicer

Ndizen gjithnjë e më shumë tensionet dhe tonet të përplasjes diplomatike ndërmjet Ekuadorit dhe Britanisë së Madhe për cështjen e Asanzh. Londra është e vendosur për ekstradimin e themeluesit të Uikiliks në Zvicër ku ai është I akuzuar për përdhunim dhe dhunë seksuale. Deklarata vjen nga nëj zëdhënës I Zyrës së Jashtme, duke shpjeguar se dhe Mbretëria e Bashkuar ka një detyrim juridik për të ekstraduar Asanzh. Ndërkaq në një knferencë për shtyp ën Kuito, ministri I jashtëm I Ekuadorit Ricardo Patino ka deklaruar se gjatë ditës qeveria socialiste e Rafael Korrea do të marrë vendimin për dhënien e azilit politik, gjë që ne Ekuador duket se është vendosur tashmë. Qeveria ekuadorian ka sulmuar në shumë pika dhe me ashpërsi, Britaninë e madhe duke denoncuar dhe një kërcënim të marrë nga autoritetet britanike, edhe me anë të komunikimit por edhe të shkruar, si dhe për nëj sulm të në ambasadëne vendit amerikano jugor në Londër për të arrestuar Asanzh. Mbi bazën e një sërë normash Britania e Madhe mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të arrestuar Assanzh brenda në ambasadë. Londra ka deklaruar se do të ejtë e detyruar ët ndërhyjë nëse ambasaada e Ekuadorit nuk sqaron praninë e Asanzh në selinë e saj, por shpreson që të mos arrijë deri në atë pikë. Por nga ana e tij ministry I jashtëm I ekuadorit ka kujtuat se hyrja e paautorizuar e cdo autoriteti britanik në ambasadë, do të konsiderohet si një dhunim i të drejtës ndërkombëtare dhe të normave të OKB-së. Patino ka deklaruar se Ekuadori nuk është një koloni britanike dhe se vendi I tij është gati të thërrasë në një mbledhje urgjente bllokun e 12 shteteve që përfaqësojnë Amerikën e Jugut, si dhe Organizatën e Shteteve Amerikane. Asanzh ëshët strehuar në ambasadën e Ekuadorit ën Londër në 19 qershor për të evituar ekstardimin në Zvicër ku akuzohet për ngacmime seksuale nga dy gra. Ai I ka hedhur gjithnjë poshtë këto akuza duke u shprehur se ekstradimi mund të jetë hapi I parë për transferimine tij në Shtetet e Bashkuara ët Amerikës ku mund të akuzohet dhe dënohet për shpërndarjen e 250 mijë dokumenteve sekrete të qeverisë së Uashingtonit.