Emma Roberts dëshiron të luajë Taylorin

Mbesa simpatike e aktores së famshme, Julia Roberts, 20-vjeçarja Emma Roberts, ka shprehur dëshirën që të luajë rolin e aktores së ndjerë Elizabeth Taylor në film.
Emma simpatike, e cila ka disa filma të njohur, ka thënë se ky rol do të ishte një nder i madh duke pasur parasysh se sa shumë e çmon Elizabeth Taylor, aktoren e cila këtë javë ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.
“Ishte njëra nga personat që realizuan të gjitha. Ajo është padyshim njëra nga aktoret më të mëdha të të gjitha kohërave. Do të ishte nder i madh për mua që të aktrojë Taylor.
Sipas meje, ajo, pos Odri Hepbërn, është aktorja më e talentuar. Ishte e bukur, e talentuar dhe ka pasur aftësi. Ka krijuar karrierë impresive, ka dashur të jetë e adhuruar. Përveç kësaj, ajo ka gjetur kohë edhe për punë humanitare. Sot njerëz të tillë nuk ka”, ka thënë Emma, e cila është bërë e njohur me rolin në komedinë “Rebelët në internat”.