Sulmohet baza e NATO-s në Afganistan
Talibani sulmon një bazë të Nato-s në Afganistan një ditë pasi gjenerali Petraus paralajmëron për shtimin e dhunës.
Trupat e NATO-s thonë se ata kanë përballur një sulm të madh të forcave të Talibanit mbi bazën e tyre kryesore në Afganistanin lindor.
Forcat ndërkombëtare thonë se kryengritësit sulmuan aeroportin jashtë qytetit Jalalabad nga disa drejtime të ndryshme, me armë dhe predha nga raketa hedhës.
Ata gjithashtu kishin shpërthyer një makinë bombë. Disa kryengritës u vranë në betejën që pasoi.
Zëdhënësi i Forcës Ndërkombëtare të NATOS, ISAF, Gjenerali Josef Blotz, tha se shumë prej anëtarëve të Talibanit ishin vrarë.
Ai tha se një numër kryengritësish sulmuan aeroportin në rrethinën përreth Jalalabad-it duke përdorur edhe raketahedhës të improvizuar.
"Në këtë incident disa kryengritës u vranë dhe unë mund t'ju them që parametrat e sigurisë nuk janë shkelur, në asnjë kohë, dhe kryengritësit janë duke u ndalur nga forcat afgane dhe ato të ISAF-it në mënyrë shumë efektive", tha gjenerali Josef Blotz.
Sulmi ndodhi ndërsa forcat ndërkombëtare nën drejtimin amerikan presin që Kongresi të miratojë zgjedhjen e Presidentit Obama të një udhëheqësi të ri për operacionet e tyre, Generalit David Petraeus.
Të martën gjenerali Petraeus paralajmëroi se dhuna në Afganistan ka të ngjarë të eskalojë në muajt e ardhshëm. /bbc/