E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove KFOR-i heq nje barrikade ne kufirin me Serbine

Ne Kosove forcat paqeruajtese te NATO-s thane se kane perdorur gazin lotsjelles gjate nje operacioni per te mbyllur nje vendkalim te paligjshem kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne veri.
Zyrtaret e KFOR-it thane se kane vendosur nje pike te re kontrolli te automjeteve ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarine njeri nga dy vendkalimet e diskutueshme kufitare ne ate zone. Gjate operacionit jane larguar barrikadat ne rruge te vendosura nga serbet lokale qe kundershtojne shtrirjen e autoritetit te Prishtines ne veri. Pak pas operacionit te forcave paqeruajtese serbet kane ngritur nje barrikade tjeter ne afersi. Serbet kane shprehur gatishmerine qe te lejojne levizjen e forcave paqeruajtese por jo edhe te EULEX-it perderisa nuk marrin garanci se ata nuk do te transportojne policine kufitare dhe doganieret e Kosoves per ne vendkalimet kufitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›