Dell: Idetë për ndarjen e Kosovës, të tejkaluara
PRISHTINE - Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell theksoi se idetë e Beogradit për ndarjen e Kosovës janë të tejkaluara. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ambasadori Dell deklaroi se interesat e Beogradit janë të ndryshme nga serbët në veriun e Kosovës.
“Çështja më e rëndësishme është zgjidhja e çështjes së barrikadave. Viktimat e para të kësaj situatë janë qytetarët që jetojnë në veri. Dhe qytetarët që kanë menduar me vete se mund të punojnë me Kosovën dhe do të dëshironin të kishin mundësinë për të provuar këtë, janë subjekte të dhunës dhe frikësimit të atyre që thonë se veprojnë në emrin e tyre. Interesat e grupeve kriminale të lidhur me të ashtuquajturit politikanë, nuk janë të njëjta me qytetarët e zakonshëm.”, - deklaroi Dell.
Ambasadori Dell foli edhe për mundësitë që kanë Serbia dhe Kosova për t’u integruar në Bashkimin Europian.
“Mendoj se gjasat janë relativisht të mira. E dimë se Serbia është më lartë në listë. Por, europianët janë përkushtuar që sa herë që Serbia bën një hap, Kosova të bëjë një hap... Nuk me takon mua të flasë për çështje të brendshme të BE-së, meqë nuk jemi anëtarë, por, atë që kamë dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme nga diplomatët dhe përfaqësuesit e BE-së, është se nuk ka më Qipro. Bashkimi Evropian e pranon se anëtarësimi i Qipros pa zgjidhjen e problemit të Qipros veriore me Turqinë ishte gabim thelbësorë që ka i ka shkaktuar shume vështirësi BE-së. Mendoj se zgjidhjet duhet te gjenden para se Serbia të bëhet anëtarë e BE-së”, - deklaroi Dell.
Dell komentoi edhe deklaratën e tij për skenën politike në Kosovë.“Mendoj se duhet të sqaroj përshtypjen e gabuar që është krijuar nga gazetaria e papërgjegjshme e disa medieve lidhur me atë se çfarë kam thënë. Unë kam bërë një paraqitje që synonte të analizojë përgjegjësinë e komunitetit ndërkombëtarë dhe rolin e tij për tërë atë që ka shkuar mirë apo keq në 12 vitet e fundit në Kosovë. Konstatimi ishte thjeshtë se duke mos lejuar kosovarët që të marrin përgjegjësinë për qeverisjen e tyre, e kemi nxitur një atmosferë të papërgjegjësisë”, tha ndër të tjera ambasadori Dell.
(er.nu/tg/BalkanWeb)