Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit i BE Stefano Sanino viziton Tiranen
Ne Tirane Partia Socialiste ne opozite dorezoi ne parlament nje propozim qe lidhet me miratimin e ligjeve me tre te pestat pjese e reformave te kerkuara nga Brukseli. Socialistet propozojne nje kalendar sipas te cilit te gjithe keto ligje te mund te miratohen brenda muajit prill. Dokumenti i socialisteve u dorezua pak ore perpara se ne Tirane te mberrinte Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit Stefano Sannino i cili do te perpiqet per ti dhene shtyse arritjes se nje marreveshjeje mes shumices dhe opozites per reformat qe do te pershpejtonin procesin e integrimit europian.
Ne gjysmen e dyte te tetorit drejtori i pergjithshem i Zgjerimit ne Komisionin europian Stefano Sannino erdhi ne Shqiperi kur vendit i ishte mohuar per te dytin vit radhazi statusi i kandidatit per anetaresim ne Be. Synimi i asaj vizite ishte afrimi i paleve per te gjetur nje emerues te perbashket qe te mundesonte nisjen e punes per disa nga ceshtjet kyce.Vizita dhe takimet e tij u percollen ne menyren protokollare permes njoftimeve te shtypit por ne prapaskene gjerat nisen te levizin dhe ne fakt ndonese publikisht ende nuk thuhet shumica dhe opozita kane gjetur pikat e takimit per te ngritur komisionet per reformen zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit. Palet megjithate nuk po gjejne nje zgjidhje per menyren se si duhet te veprohet per ligjet me tre te pestat nje ceshtje e cila filloi te permendej serish gjithnje e me shpesh ditet e fundi. Ndersa shkembimi i akuzave mes paleve per keto ligje vazhdonte shumica vendosi ne fund te muajit qe ti rikthente ato per rishqyrtim ne komisione ne fund te muajit tetor. Ne fillim te kesaj jave kryetari socialist Edi Rama njoftoi dergimin ne parlament te kalendarit per miratimin e tyre. Gje e cila u finalizua sot kur nenkryetari socialist i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafajdorezoi propozimin.
Socialistet kane paraqitur nje kalendar per miratimin e ligjeve me tre te pestat ne tre faza qe shtrihet deri ne muajin prill. Ne letren derguar kryetarit te komisionit te ligjeve Ilir Rusmali zoti Xhafaj propozon ngritjen e nje komisioni ad hoc per shqyrtimin e tyre ku ne perberje te tij te thirren eksperte vendas dhe te huaj. Socialistet shprehen se disa prej ligjeve kane probleme pasi sipas zotit Xhafaj nuk jane te harmonizuara me kuadrin kushtetues madje kerkojne edhe ndryshim te disa normave kushtetuese apo nuk reflektojne verejtjet e eksperteve nderkombetare.
Tani pritet te mesohet se cili do te jete reagimi i demokrateve te cilet kembengulin per afate me te shpejta te miratimit te ligjeve. Megjithate ne propzimin e tyre socialistet e kane lene te hapur mundesine e bisedimeve edhe per kalendarin. Ky eshte per momentin dhe ngerci i ri mes paleve. Nje ceshtje qe duket se do te jete edhe problemi me te cilin do te duhet te perballet drejtori i zgjerimit Sannino. Takimin e tij te pare ai e zhvilloi me presidentin Bamir Topi sipas te cilit klasa politike shqiptare i ka tashme te qarta mesazhet e Brukselit e do te dije te reflektoje.
Pasdite ai u takua me kryetarin socialist Edi Rama ndersa neser pritet te bisedoje me kryeministrin Sali Berisha.
Nese mes paleve arrihet nje marreveshje e shpejte atehere ka shume gjasa qe Brukseli ta vleresoje si nje sinjal kthese pozitive e ne dhjetor keshili i ministrave te Bashkimit europian ti kerkoje komisionit qe te pergatise nje opinion te ri per Shqiperine brenda muajit mars lidhur me statusin e vendit kandidat pa pritur vjeshten e ardhshme.