Salihi: Do iki nga Rapidi, me teknikun s'duhet ngutje
VJENE- Aventura e Hamdi Salihit te Rapidi i Vjenës duket se ka ardhur drejt fundit. Pas dy vjet e gjysmë, sulmuesi shkodran e sheh veten të ulur në stol nga trajneri Peter Shotel, ndonëse ky i fundit është në qendër të kritikave për këtë vendim. Salihi thotë se tashmë e ka marrë vendimin dhe mund të ikë jo në fund të kontratës, që skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por ndoshta që në janar, me rihapjen e merkatos së verës.
"Unë jam në vitin e fundit të kontratës dhe kam vendosur që nuk do të vazhdoj të luajë më me Rapidin në Vjenë, - u shpreh bomberi kuqezi në një konferencë për shtypin të mbajtur ditën e djeshme në Durrës. - Nuk është puna se ata po më anashkalojnë, por Rapidi ka një politikë që investon shumë te të rinjtë. Bëhet fjalë për futbollistë që kanë edhe 2-3 vjet kontratë apo që janë më të rinj në moshë. Ndërsa unë jam në sezonin tim të fundit dhe tashmë kam marrë një vendim", shtoi Salihi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare thotë se ende nuk e di destinacionin e tij, megjithëse mbetet një nga emrat më të lakuar në merkaton e Austrisë. "Unë do të kërkoj që të iki që në janar, sepse nëse qëndroj, atëherë i bie të jem edhe 6 muaj të tjerë në stol dhe këtë situatë nuk mund ta pranoj, - sqaroi ai. - Nuk dua që kjo situatë të zgjasë akoma. Natyrisht, nëse do të largohem në merkaton e janarit, është e sigurt se Rapidi nuk do të më lejojë kurrsesi të firmos me një klub brenda Austrisë. Madje, do të më duhet të paguaj edhe një dëmshpërblim që të largohem, kështu që jam ende duke e menduar", tha më tej bomberi i përfaqësueses.
KOMBËTARJA
Situata në kombëtaren shqiptare, në prag të dy ndeshjeve të radhës, nuk është edhe aq komode dhe këtë e pranojnë edhe vetë futbollistët. Miqësoret me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë do të shërbenin që trajneri i ri të ambientohej disi me skuadrën, por FSHF nuk ka marrë ende një vendim se cili do të pagojë Josip Kuzhe në stolin kuqezi. "Atmosfera në ekip gjithsesi, është e njëjtë si në çdo ndeshje, - thotë Salihi. - Ndoshta nga opinioni duket si një moment pa shumë rëndësi, për shkak se eliminatoret janë larg, por përqendrimi dhe stërvitja që ne po bëjmë, është e njëjtë. Kanë ardhur të gjithë futbollistët dhe impenjimi është në maksimum", shton ai. Në lidhje me trajnerin e ri, Hamdi Salihi shprehet se zgjedhja duhet të studiohet mirë, në mënyrë që të mos ketë pendesa më mbrapa. "Kështu si janë gjërat, edhe ne nuk jemi aq komodë, por më mirë të bëjmë një zgjedhje të mirë, sesa një zgjedhje sa për të mbaruar punë dhe nesër të pendohemi. Them se situata nuk është aq tragjike, kështu që nuk duhet të ngutemi dhe të marrim një vendim sa për të mbaruar punë tani. Koha nuk na favorizon, sepse do të ishte më mirë që këto dy ndeshje të ishin 2-3 javë më mbrapa dhe trajneri i ri do të ishte vendosur. Gjithsesi, njerëzit duhet ta dinë se këtu kemi një trajner dhe një staf, të cilët ne i respektojmë, kështu që edhe ata nga jashtë duhet t'i respektojnë", deklaroi Hamdi Salihi.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)