Reagon Kuvendi: E kemi dorëzuar tek rezervat e shtetit
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar dje se makina me të cilën Emiljano Shullazi është arrestuar dy netë më parë ishte në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë. Me anë të një reagimi, Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun e Kuvendit përgënjeshtron këtë lajm duke e cilësuar atë si të pavërtetë, të rremë dhe abuziv.
"Makina e tipit 'Benz 240', me targa TR 2703L, për të cilën aludohet në shkrim se është pronë e Kuvendit të Shqipërisë sqarojmë se kjo makinë nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë. Nga 24 qershori 2011 makina e lartpërmendur është dorëzuar në rezervat e shtetit, veprim i kryer në përputhje me ligjin." - thuhet në reagimin e Kuvendit të Shqipërisë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)