Nuk shitet. Pulle e re per ilacet e spitalit
“Përdorim Spitalor - Ndalohet shitja”. Ky do të jetë elementi i ri i shkruar në medikamentet që cilat janë vetëm për përdorim nëpër spital. Ky urdhër i Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili do të ulë abuzimet, pasi në shumë raste ilaçet e spitaleve shiten jo vetëm brenda tyre, por edhe në tregun farmaceutik. Vasili tha se nëse farmacistët do tu ofrojnë pacientëve barna me këtë pullë lehtësisht të dallueshme, atyre do tu hiqet menjeherë licensa.
“Në rast se ndonjë i papërgjegjshëm do të guxonte të bënte lëvizje të barnave nga spitali në farmacitë e rrjetit të hapur atëherë qëndrimi do të jetë vetëm një. Konstatimi i kësaj shkeljeje do të thoshte ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit dhe heqja automatike e liçencës. Në këtë mënyrë fusim një standart të ri, të munguar më parë, e cila unifikon në këtë element të rëndësishëm dhe thelbësor siç janë barnat spitalore, duke aplikuar një standart europian, por një standartë sigurie, menaxheriale tepër të lartë”- tha Vasili.
Në lidhje me gjendjen e furnizmit me barna, Ministri i Shëndetësisë ka sqaruar se në QSUT, nuk ka ilaçe stok dhe pritet që brenda dy muajve të ardhshëm do të mbyllet pjesa e fundit e tenderave.