E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Goditet rrjeti nderkombetar i droges i drejtuar nga shqiptare

Nje gjykate federale e Bruklinit ne Nju Jork ngriti akuza kunder 37 pjestareve dhe bashkepunetoreve te nje rrjeti nderkombetar te droges qe sipas Departamentit amerikan te Drejtesise drejtohej nga shqiptare me banim ne Shtetet e Bashkuara Kanada dhe Evrope.

Sipas autoriteteve amerikane shumica e te pandehurve u arrestuan sot ne Nju Jork Nju Xhersi Kolorado dhe Florida. Agjentet federale bene sot bastisje ne shtate banesa te kontrolluara nga ky rrjet trafikimi duke kapur 18 arme zjarri dhe qindra fisheke.

Dy te pandehur u arrestuan muajin e kaluar pas nje shkembimi zjarri qe lidhej me drogen ndersa disa te tjere jane tashme ne burg per krime te meparshme. Njeri nga drejtuesit e rrjetit te dyshuar u arrestua ne Shqiperi dhe Shtetet e Bashkuara kane kerkuar ekstradimin e tij.

Personat e arrestuar dolen sot para nje gjykatesi per tju komunikuar akuzat.

Sipas aktakuzes te paraqitur sot nga autoritetet amerikane rrjeti perfshin disa familje shqiptare te lidhur me qindra punotore dhe kliente ne tre kontinente.

Ky rrjet i cili vepronte prej me shume se nje dekade thuhet ne nje njoftim te Departamentit te Drejtesise mendohet se eshte pergjegjes per importimin dhe shperndarjen e dhjetera mijera kilogrameve marihuane nga Kanadaja dhe Meksika sasi te konsiderueshme te MDMA-se nga Hollanda dhe Kanadaja qindra kilogrameve kokaine nga Meksika Kolumbia Venezuela dhe Peruja si dhe sasi te medha pilulash si oksikodone.

Droga shperndahej ne vende te ndryshme te Shteteve te Bashkuara duke perfshire Nju Jorkun Kalifornine Xhorxhian Koloradon dhe Floriden si dhe ne Kanada dhe Evrope.

Sipas aktakuzes dhe materialeve te tjera gjyqesore te paraqitura nga qeveria hetimi kater-vjecar zbuloi se shumica e marihuanes kontrabandohej nga Kanadaja dhe Meksika e fshehur ne rimorkio traktoresh zakonisht nga 50 kilograme per ngarkese ndonjehere edhe nga 600 kilograme.

Dergesat e marihuanes ruheshin ne magazina dhe vende te tjera ne lagjet Bruklin Kuins dhe Bronks te Nju Jorkut para shperndarjes.

Sasi te ndryshme kokaine marreshin nga burime ne Shtetet e Bashkuara dhe eksportoheshin ne Shqiperi dhe vende te tjera te Evropes te fshehura brenda makinave luksoze nen kujdesin e shitesve gjoja te ligjshem te makinave por qe kontrolloheshin nga pjestaret e rrjetit.

Ne kohen e arrestimeve te sotme rrjeti dyshohet se ishte perfshire ne negociata per te marre qindra kilograme kokaine nga burime ne Ameriken e Jugut per transportim neper Shtetet e Bashkuara per ne Kanada dhe ne Evrope.

Hetimi i qeverise zbuloi me tej se rrjeti shfrytezonte sherbimet e nje organizate kanadeze per pastrimin e parave me qender ne Kanada e cila akuzohet si pergjegjese per pastrimin e me shume se 15 milion dollareve te ardhura nga narkotikeve ne nje vit te vetem.

Zakonisht pastruesit e parave i merrnin parate e droges ne Nju Jork dhe ua dorezonin ato furnizuesve kanadeze dhe meksikane.

Nese shpallen fajtore tre kreret e dyshuar te rrjetit Gjavit Thaqi Arif Kurti dhe Gjevelin Berisha perballen minimumi me nje denim te detyrueshem prej 25 vitesh burg dhe nje denim maksimal me burgim te perjetshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›