E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Arrestohen grabitësit e kazinosë, në pranga edhe një i shumëkërkuar

TIRANË- Policia e Tiranës nëpërmjet një konference për shtyp bën me dije arrestimet më të fundit në kryeqytet. Nëpërmjet zëdhënëses Alma Katragjini, policia sqaron se është bërë i mundur arrestimi dy personave, të cilët janë autorë të grabitjes së një tjetër kazinoje, ngjarje e ndodhur dje. 

“U realizua arrestimi në flagrancë i shtetasve Roland Bacova 22-vjec, banues në Fier si edhe Eriald Dauti 21-vjec, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen të jenë autorë në vjedhjen e kazinosë Elektronic kazino, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një shumë parash nën kërcënimin e armës”, tha Katragjini.

Në deklaratën e policisë thuhet se, Strukturat Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Kryeqytetit, në kuadër të një operacioni, i cili u shtri së zonën e Pjacës në Tiranë, kapën të shumë kërkuarin Ervin Ferhati, 32 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Po sipas policisë ky shtetas ishte dënuar në Itali me 20 vite burg për vepra të ndryshme penale, si ato të pastrimit të parave, trafik me lëndët narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa kërkohej nga Interpol Roma.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›