Dell Politika Kosovare e papergjegjshme

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka hedhur akuza të ashpra ndaj klasës politike kosovare, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.
Në një takim të organizuar nga British Council, Dell ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare ka qenë ajo që e ka bërë të tillë politikën kosovare.
“Kosova kalon nga një krizë në tjetrën. Kjo tashmë është bërë stil i qeverisjes. Klasa politike kosovare është tërësisht e papërgjegjshme”, citohet Dell nga mediat kosovare.
Në takimin e zhvilluar kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, si Piter Faith, i cili ka rrëfyer momentet kur kryeministri Thaci nuk e ka dëgjuar.
Ndërsa numri dy i EULEX-it, Andy Sparkes ka folur për dështimet e misionit evropian për rendin dhe ligjin në Kosovë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova I dyshuari serb mohon vrasjen e Zymberit
Serbi nga Kosova, Ratomir Bozhovic, i cili dyshohet për vrasjen e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim. Stefanovic, takim me Lidington për Kosovën
Kreu i delegacionit serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanovic do të takohet me ministrin britanik për Cështjet Evropiane, David Lidington. Hakersat kosovarë sulmojnë Serbinë
Në kohën kur në veriun e Kosovës rrugët vazhdojnë të mbahen të bllokuara, nga strukturat ilegale të Serbisë, për çfarë Prishtina zyrtare akuzon direkt Beogradin, disa hakerë nga Kosova e kanë lënë një porosi në faqen zyrtarë të një institucioni të shtetit serb. Kastrati: Kushtet e serbëve, të papranueshme
Problemet me barrikadat në veri vazhdojnë duke penguar për rrjedhojë edhe lëvizjen e lirë. Kështu u tha sot në mbledhjen e komitetit për sigurinë në Mitrovicë. Drews dhe Sparkes nuk lejohen të shkojnë në Bërnjak
Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka tentuar të shkojë drejt pikëkalimit kufitar të Bërnjakut, por nuk ka mundur, pasi serbët nuk kanë lejuar kalimin e EULEX-it.
Lajmet kryesore
Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Avokatët: Dy muaj kohë për mbrojtjen
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis