E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetova përgatitet për panairin e librit

Prej 16 nëntorit e deri më 20 nëntor 2011, Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni organizon Panairin e librit shqip - Tetova 2011. Panairi mbahet në Qendrën Tregtare ILIRIA, në qendër të Tetovës.

Panairi i librit shqip në Tetovë tashmë ka një karakter tradicional kulturor, përderisa ka shtuar edhe interesimin e lexuesit shqiptar për librin në këto treva.

Në panairin e sivjetmë pritet të marr pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sidoqoftë, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje të gjithë botuesve shqiptarë për pjesëmarrje në panair.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›