Dell: Serbia t’i harrojë zgjedhjet në Kosovë

“Nëse përpiqet të organizohen zgjedhjet, mendoj se fillimisht do të hedhim poshtë legalitetin e atyre zgjedhjeve. Ne nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë. Autoritetet në Beograd duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare është shumë serioze kur thotë se nëse lejohet të lëvizë përpara me zgjedhjet, kjo do të jetë i dëmshëm për interesat e Serbisë”, tha ambasadori Dell, në një intervistë për rrjetin e kanaleve televizive serbe në Kosovë, transmeton portali Telegrafi.
Duke komentuar protestën e Lëvizjes “Vetëvendosje”, lidhur me marrëveshjen e arritur për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, Dell ka vlerësuar se kjo lëvizje “në shumë forma më tepër është në linjë me Serbinë, sesa me Kosovën
"Vetëvendosje, sikurse Boris Tadici, më tepër dëshiron ta shohë Shqipërinë e Madhe, sesa Kosovën e pavarur. Kjo për mua është shokuese”, tha ai.
Dell tha se “SHBA-të përkrahin idenë që tërë Ballkani Perëndimor një ditë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, nëse për këtë vendosin vetë shtetet".
Ai ka vlerësuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është e dobishme për dy shtetet, por me të cilën, sipas tij, “Prishtina ka fituar shumë”.
“Kosova, siç kam dëshirë të them unë, ishte e detyruar të mbështetet në burokratët rus të OKB-së, dhe tash ka të drejtë ta prezantojë veten si shtet I pavarur. Sovraniteti nuk ka lidhje me simbolet, flamujt”, tha Dell, duke vlerësuar se tregimi për fusnotën “si duket i ka disponuar njerëzit në Qeverinë serbe, sepse ata edhe më tej flasin se statusi i Kosovës mbetet i hapur ".
“Për Kosovën, përfshirja e Rezolutës 1244 në fusnotë paraqet pranimin nga Republika e Serbisë se duhet të pranojë të gjitha kushtet që dalin nga Rezoluta 1244. Beogradi nuk mund të zgjidh vetëm ato pjesë të rezolutave, të cilën i konvenojnë, por duhet të interpretojnë të tërën, që është në fuqi, e cila gjithashtu shumë qartë thotë, e këtë e ka konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me vendimin, një vit e gjysmë më parë, se është domosdoshme tërheqja e administratës shtetërore serbe nga territori i Kosovës”, tha Dell.