E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën drejt BE

PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se “Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra tjetrën në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

“Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë nëjra tjetrën drejtë Bashkimit Evropian dhe izolim për Kosovën nuk do të ketë”,- ka thënë kryeministri duke kërkuar unitet politik, për të punuar të bashkuar për një Kosovë evropiane.

Këto deklarata kryeministri kosovar i ka bërë gazetarët pas kthimit të tij nga vizita në Bruksel, ku u takua me shefen e diplomacisë europiane Kethrin Ashton dhe komisionerin europian të zgjerimit Stefan Fyle.

Kryeministri deklaroi se fillimi i studimit të fizibilitetit për MSA-në, është një sukes i politikës dhe i shtetit të Kosovës. Thaçi ka thënë se rruga drejtë BE-së nuk do të jetë e shkurtër, dhe se ka ende shumë punë për të bërë, por se Kosova nuk do të ketë pengesa nga Serbia në këtë drejtim.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›