Dell: Të punohet për integrimin e Kosovës
Sipas Ambasadorit amerikan, nuk janë vetëm institucionet ato që duhet të punojnë për këtë qëllim, por të gjithë qytetarët për të çuar para integrimin euroatlantik të Kosovës. Këtë Dell e tha në aktivitetin e organizuar nga Klubi Kosovar për Integrime Euroatlantike ku i ftuar ishte edhe ish ministri Jashtëm bullgar, Solomon Pasi.
Ëndrra e kosovarëve për integrime atlantike nuk është aq e pamundshme thotë përfaqësuesi i shtetit më të fuqishëm botëror në Kosovë, Kristofer Dell. Duke folur në ligjëratën për këtë çështje, ambasadori amerikan kujtoi data historike që nga pavarësimi i Amerikës e deri te ai i Kosovës, duke i quajtur si të pabesueshme për disa, por tashmë të realizueshme. “Republika e Kosovës, një shtet demokratik, shumetnik dhe prosperues, ku drejtësia është e mundshme për të gjithë, ku edhe personi më i fuqishëm jep përgjegjësi, do zë vendin e saj në Evropë si anëtar i plotë në strukturat euroatlantike. Disa e quajnë këtë ëndërr por siç e dimë të gjithë, ëndrrat bëhen realitet, ashtu siç do realizohet edhe ëndrra e Kosovës”, ka deklaruar ambasadori Christopher Dell.
Ambasadori amerikan kujtoi edhe njëherë 4 qëllime të rëndësishme, siç është zhvillimi ekonomik, sigurimi për funksionimin e sundimit të ligjit etj. Progresi në këto 4 qëllime është i nevojshëm për arritjen e qëllimit të pestë, integrimi i plotë I Kosovës në strukturat euroatlantike, ka thënë Dell. Për këtë duhet punë e madhe jo vetëm nga politika, vlerësoi më tutje Dell, por të gjithë, qoftë edhe nga mediat e lira që duhet të kontribuojnë në këtë aspekt. Në aktivitetin e sotëm pjesëmarrës ishte edhe ish ministri i Jashtëm bullgar njëherit kryetar i Klubit Atlantik bullgar, që njihet si një ndër përkrahësit kryesor të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. (rtk/start)