Gara për kreun e PS, Rama e Lakrori ndalen në Fier
Nëse PS do të falë masakrën zgjedhore të 28 qershorit atëherë të rrezikuara do të jenë të gjitha proceset zgjedhore në vend. Kështu përsëriti në Fier kreu në detyrë i PS, Edi Rama. Lakrori: Nevojitet bashkimi i së majtës.
FIER- Gara për kreun e PS në qytetin e Fierit është përqëndruar në prezantimin e platformave të dy kandidatëve konkurrues, Maqo Lakrori dhe kryetari në detyrë Edi Rama.
Rama u shpreh se nuk mund ti konsiderojë një kapitull të mbyllur zgjedhjet e 28 qershorit dhe largimet masive nga puna të njerëzve që mbështetën këtë forcë politike në zgjedhje.
“Ne jetojmë në një moment jashtëzakonisht kritik për demokracinë tonë, në një moment kur liritë dhe të dretat tona janë të kërcënuara seriozisht. Jetojmë në një moment kur na është goditur liria dhe e dreta për zgjedhje të lira e të ndershme. Vetëm në një pushtet pushtuesish bëhen spastrime nga puna duke u mohuar të drejtën e punës së ndershme të gjithë atyre që nuk janë në krah të pushtuesit. Këto janë arsyet pse ne e emi kushtëzuar hyrjen në parlament” theksoi Rama.
Konkurenti tjetër në garën për kreun e PS, Maqo Lakrori ka shprehur idetë e tij për të drejtuar socialistët duke theksuar se në këto momente është i nevojshëm bashkimi i së majtës për të qenë gati për zgjedhjet lokale. (e.n/News24/BalkanWeb)