Dell: Të gjitha partitë të korruptuara, por në shkallë të ndryshme
PRISHTINE - “Korrupsioni tolerohet nga e tërë shoqëria kosovare”, - ka thënë ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, duke shtuar se “partitë, siç shpresohet të ndodhë në demokraci, janë pasqyrim i vet shoqërisë. Prandaj, unë mendoj se të gjitha partitë janë të përfshira në këtë problem në shkallë të ndryshme”.
Këto komente Dell i bëri në intervistën për të përditshmen "Kosova Sot". “Mendoj se ky është problem me tërë shoqërinë, ky problem ngërthen shumë individë të ndryshëm në partitë politike, e jo doemos udhëheqësit”, - ka thënë Dell.
Sipas tij, “fakti se ligji është në Kuvend dhe partitë nuk po ndërmarrin veprim sugjeron që ajo që kam thënë është shumë e saktë. Të gjitha partitë janë pjesë e problemit”,- tha Dell.
Ish-ambasadori amerikan ka theksuar se gjëja më e rëndësishme, që duhet të ndryshojë në Kosovë janë pritjet e shoqërisë në lidhje me korrupsionin.
“Së pari, shoqëria duhet ta marrë përsipër të ndryshojë sjelljen e vet në çdo nivel: prej udhëheqjes e deri te qytetari i rëndomtë. E dyta, qytetarët duhet ta përdorin fuqinë e tyre nëpërmjet votës për ndryshim; ta përdorin atë votë për t’u marrë me problemin e korrupsionit. Kështu do të duhej të funksionojë kjo gjë në demokraci”, - ka thënë Dell.
(er.nu/BalkanWeb)