Dell apel Kosovës: Prioritet jo zgjedhjet, por stabiliteti politik
PRISHTINE- Ambasadori amerikan në Prishtinë Kristofer Dell konsideron se "zgjedhjet nuk janë prioritet" i Kosovës për këtë vit, ndonëse siç thotë, "politika mund të diktojë ndryshe". "Duhet të ketë një stabilitet të arsyeshëm i cili pasqyron realitetin politik. Por nëse realiteti politik ndryshon ne ate fare feje që pamundëson qëndrimin në koalicion, atëherë do të ishte një gjë jo e mençur që këto parti të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku", theksoi Dell në një intervistë për rrjetin e gazetarisë - BIRN, duke vlerësuar se koalicioni aktual "po funksionon", megjithë tronditjet që pati.
Ai ka nënvizuar se "Kosova ka humbur gjashtë muaj të vitit 2009 me zgjedhjet komunale" dhe se nuk duhet të humbë edhe gjashtë muaj të tjerë të këtij viti, tha Dell.
Duke folur lidhur strategjinë për veriun e Kosovës, Dell vlerësoi se "pjesa veriore është më e vështirë, më fuqishëm rezistojnë ndaj idesë për pavarësimin e Kosovës, ndërsa në pjesën jugore të banuara me serbë janë realizuar të arritura të mëdha". Ndërkaq për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale, Dell tha se ka "një ndryshim të madh në mendësinë" e serbëve, duke shtuar se kjo "shënon një thyerje të paradigmës dhjetëvjeçare që Beogradi u mundua të mbajë përmes një konflikti të ngrirë, kundër interesave të popullatës". "Si në jug ashtu edhe në veri, pjesëtarët e komunitetit serb janë viktimat e para të strukturave paralele", ka thënë Dell.
(d.b/BalkanWeb)