E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali amerikan ndalon punësimin e duhanpiresve

NJU JORK - Nëse pini duhan, as mos e merrni mundimin të aplikoni për punë në spitalin Memorial të shtetit Tennessi. Ky shtet është gjithashtu një nga rajonet kryesore të kultivimit të bimës së duhanit në Shtetet e Bashkuara.

Personat që kërkojnë të punësohen në këtë spital duhet t'i nënshtrohen analizave që tregojnë nëse ata janë ose jo duhanpirës. Dhe, në fund punësohet ai ose ajo që nuk pi duhan. Por, mospunësimi i duhanpirësve ndodh edhe në pjesë të tjera të Shteteve e Bashkuara. Punëdhënësit, duke filluar që nga linjat ajrore në Alaska, në Klinikën e Klevelandit në Ohajo, e deri në qarkun e Sarasotës në Florida, nuk punësojnë më duhanpirës.

Dallime a diskriminime të tilla bazohen në ligj, me përjashtim të shteteve që kanë miratuar ligje për mbrojtjen e punonjësve që pinë duhan.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›