Dell i vlerëson pozitivisht ndryshimet në Qeveri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, ndryshimet e fundit në qeveri, i ka cilësuar pozitive, duke thënë se pret bashkëpunim të mirë.
"Është vendosur një ekip i mirë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin", ka theksuar, ambasadori Dell, gjatë vizitës që bëri të enjten Ranillug dhe Novobërdë, ndërsa ka mbështetur përparimet në procesin e decentralizimit dhe ka inkurajuar komunat e reja.
Dell, ka thënë se zgjedhjet në veri të Kosovës, në Mitrovicën Veriore, do të mbahen kur të krijohen kushtet për to.
Ambasadori Dell, ka vënë në pah se ka ardhur momenti kur në gjithë Kosovën duhet të funksionojë rendi dhe ligji, dhe që veriun t'ia kthejmë Kosovës.
"Nuk mendojmë ta imponojnë dëshirën e Prishtinës, por t'u ofrojmë kushte si në Ranillug dhe në Novobërdë", ka thënë diplomati amerikan.
Ai ka deklaruar se atyre njerëzve në veri duhet t'u ofrohen vende pune,
funksionalizim të sistemit gjyqësor dhe të neutralizohen kriminelët.
Sipas tij veriu ka qëndruar disi larg Kosovës dhe kjo nuk duhet të ndodhë tutje.
Ai me këtë rast ka përmendur problemet me të cilat ballafaqohen komunat e reja.
“Vendet e punës dhe ndihma nga niveli qendror janë prioritetet që kanë përmendur kryetarët e Ranillugut dhe Novobërdës”, ka thënë Dell.
Në takim me kryetarët e këtyre komunave të Ranillugut dhe Novobërdës, Gradimir Mikiq dhe Bajrush Ymeri dhe strukturat tjera komunale, Dell ka inkurajuar proceset pozitive dhe përparimin e bërë në procesin e decentralizimit në këto dy komuna të reja.
Dell ka thënë se është impresionuar me progresin që është bërë në procesin e decentralizimit në këto komuna, ndërsa e ka vlerësuar shumë pozitive nënshkrimin e marrëveshjes së memorandumit të bashkëpunimit të mërkurën. /Kosovapress/