E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell në "AAK", bisedohet pjesëmarrja në Qeveri

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, sot ka vizituar “Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës” (AAK), ndërsa është pritur nga nënkryetari i kësaj partie, Blerim Shala, dhe zyrtarë të tjerë të partisë. Bisedimet e ambasadorit amerikan me përfaqësuesit e AAK-së janë bërë pa praninë e mediave. Ambasadori Dell nuk ka pranuar të saktësojë qëllimin e vizitës dhe nuk ka bërë me dije se çfarë është biseduar me AAK-në. Ndërkaq, me të njëjtën qëndrim ka qëndruar dhe Blerim Shala, i cili nuk ka njoftuar për rrjedhën e bisedimeve. Ai ka thënë se këto janë takime të rregullta, ku shkëmbehen pikëpamje dhe mendime me ambasadorin e SHBA-së.

Megjithatë, sipas mediave kosovare, kjo vizitë ka të bëjë me ftohjen e raporteve të partnerëve të koalicionit qeverisës, pas refuzimit për të votuar nga ligjvënësit, aplikimin e mësimit fetar në shkolla dhe refuzimit të shamisë. Ata kanë thënë se ambasadori Dell ka biseduar me AAK-në rreth mundësive që kjo parti të futet në koalicionin qeverisës, në rast se ndodh “ndarja” e PDK-së dhe AKR-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›