Pacolli: Nigeria njeh shtetin e Kosovës
Turneu lobues i zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli në Afrikë, ka sjellë rezultatet e para. Nigeria pritet ta njohë sonte pavarësinë e Kosovës, ndërsa Afrika e Jugut, thuhet se ka dhënë garancinë për një veprim të tillë.
“Është një njohje shumë e rëndësishme. Kam pasur një ditë shumë të suksesshme. Mora konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nigerisë, se sot MPJ formalizon zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli për mediat kosovare.
Ai ka paralajmëruar edhe një njohje të shpejtë të fuqishme, nga kontinenti afrikan.
“Kam pasur takime edhe me presidentin e Afrikës Jugore, nga i cili kam marrë garanci shumë të forta që ky shtet, shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Pacolli.