E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobelsiti Gras, shpallet “non grata” në Izrael

Ministri i Brendshëm i Izraelit gjatë një deklarate për shtyp, deklaroi se Gynter Gras nuk do t’i lejohet më të hyjë në Izrael, sepse tenton të ndezë urrejtjen kundër shtetit dhe popullit të Izraelit.

Në poezinë e tij me titull “Ajo që duhet thënë” ai dënon dhe bën shkaktare edhe Gjermaninë për shitjen e armëve shtetit të Izraelit, me synimin për të ndërhyrë ushtarakisht kundër Iranit.

Poezia,  e cila u botua në mjaft media të mëdha të botës solli reagime të ashpra të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjau, që e quajti të papranueshme dhe fyese për shtetin e tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele, i cili për të përditshmen gjermane “Bild” tha se të vendosësh Izraelin dhe Iranin në të njëjtin nivel moral, nuk është e zgjuar, por absurde.

Pas këtyre reagimeve Gras në një interviste me mediat gjermane ka deklaruar se do të ishte më mirë të tregohej specifik dhe në atë poezi të fliste kryesisht për qeverinë e Netanjahut.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-04-08 22:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›