Delo: Serbia më afër njohes së pavarësisë së Kosovë
BEOGRAD- Marrëveshja e arritur për vulat doganore midis Kosovës e Serbisë e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja sllovene “Delo”.
“Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë e afron Serbinë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan gazeta.
E përditshmja “Delo” gjithashtu vlerëson se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar mbi Serbinë e Uashingtoni mbi Kosovën.
“Për këtë arritje është kujdesur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pa dorëza diplomatike ka tërhequr vërejtjen se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga përparimi në raportet Beograd – Prishtinë”, shkruan gazeta lubjanase.
(s.g/rel/balkanWeb)