E Diel, 1 Nëntor 2026

Delor, krijuesi i euros: Euro ishte e dënuar që kur lindi

Jacques Delors, ai që shpiku monedhën e përbashkët europiane euro, ka deklaruar për “Daily Telegraph” se “Euroja ishte e dënuar që kur lindi”. Politikani 86-vjeçar francez, presidenti i Komisionit Europian në periudhën 1985-1995, gjatë një interviste për këtë të përditshme ka akuzuar udhëheqësit europianë se kanë reaguar "shumë pak dhe shumë vonë" për krizën në Eurozonë. Sipas tij, situata e sotme është faturë për t’u paguar e gabimit të atyre që mbyllën një sy përballë zhbalancimeve ekonomike të vendeve anëtare, kur ishte krijuar euroja. Sipas Delors, mungesa e një fuqie qendrore për të koordinuar politikat ekonomike u ka lejuar disa vendeve anëtare të rrisin borxhin e tyre. “Ministrat e Financave nuk donin të shihnin asnjë mosmarrëveshje, me të cilën do të detyroheshin të merreshin”, ka thënë 86-vjeçari Jacques Delors.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›