Doganat, nëntori tejkalon planin, në arkën e shtetit 11.45mld lekë
Janë 11.45mld lekë të ardhura nga doganat për muajin nëntor që i shtohen arkës së buxhetit të shtetit. Të dhënat nga Administrata Doganore tregojnë për realizim të planit të të ardhurave për muajin nëntor 2011 në masën 102.75%, duke arkëtuar 11.45mld lekë ose 11.6% më shumë se muaji nëntor 2010. Gjithashtu administrata doganore ka realizuar 100% planin e të ardhurave për njëmbëdhjetëmujorin 2011. Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se në nëntor 2011 janë arkëtuar 1.19mld lekë më tepër ose 11.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Për njëmbëdhjetëmujorin 2011 Administrata Doganore ka arkëtuar 113.6mld lekë, kundrejt 113.6mld lekë të planifikuara me një realizim prej 100%. Krahasuar me 11-mujorin 2010 Administrata Doganore ka një rritje prej 4.5mld lekë në fushën e realizimit të të ardhurave.