Berat, vritet në një dasëm nga babai
BERAT – Gjatë një dasme në fshatin Arrëz vritet një i ri nga babi i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arrëz në qytetin e Beratit, ku gjatë një dasme babai, Yzeir Cjapi, vrau djalin e tij, Vullnet Cjapin.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi shkaqet e vrasjes.
Sipas efektivëve të uniformave blu vrasja besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale.
(a.h/BalkanWeb)