E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, e zë korenti, vdes 30-vjeçari

Kontakti me rrymën elektrike i ka shkaktuar vdekjen e një 30-vjeçari në Elbasan. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Gostimë ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Klodian Muça.

30-vjeçari është gjetur i vdekur pranë qëndrës shëndetësore në Gostimë nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Mësohet se viktima ka tentuar të rregullojë një tubacion uji por kontakti me rrymën elektrike I ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë trupi i pajetë i 30-vjeçarit është dërguar në morg ndërsa policia po vijon hetimet për ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›