E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, vrau dhe grabiti të moshuarin, arrestohet 21-vjecari

DELVINE- Policia e Delvinës ka arrestuar sot autorin e dyshuar të vrasjes së të moshuarit Sulo Mejdani.

78-vjecari u gjet i vrarë dje në banesën e tij, në fshatin Tatzat të Delvinës, ndërsa policia mundi të zbardhë krimin dhe të arrestojë 21-vjecarin Behar Haxhi.

Sipas të dhënave të policisë, viktima u godit me mjete të forta në oborrin e shtëpisë së tij, më pas autori I ka vjedhur paratë dhe një unazë floriri.

Policia sqaron se autori kishte dalë nga burgu më 10 korrik. Ai ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje në prill të këtij viti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›