E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, vritet me armë 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë në Delvinë.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Bajkaj.
Sipas burimeve nga policia, viktima është Fildian Liçaj. Familjarët e tij kanë dëgjuar një krismë arme. Ata kanë dalë jashtë dhe kanë parë 19-vjeçarin të shtrirë në tokë të plagosur. Ai ishte 500 m larg banesës së tij. Menjëherë ata i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dërguar atë në spitalin e Sarandës. Me gjithë ndihmën e dhënë, i riu nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Viktima kishte një plagë të marrë në shpatullën e majtë, që i ka shkaktuar atij vdekjen. Në vendngjarje shkoi edhe policia. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, afër vendit ku u gjet i plagosur 19-vjeçari, ishte edhe pistoleta me të cilën që kryer krimi. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe për arrestimin e tyre, ndërkohë që po hetohet në disa pista, ku kryesorja është ajo e një konflikti të mundshëm të viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›