E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dema: Tashmë ka kaluar rreziku

Një ekip specialistësh shqiptarë dhe të huaj inspektoi gjendjen e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit pas rritjes së nivelit dhe shtimit të prurjeve të ujit. Pas një inspektimi në terren të hidrocentraleve, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të KESH, Pjetër Dema tha se gjendja hidrike nuk është më kritike. Në të tre hidrocentralet punohet me kapacitet të plotë dhe për punonjësit kjo është një situatë tashmë normale, u shpreh Dema. Sipas tij nuk ka vend për panik se

digat janë në rrezik, pasi është marrë çdo masë. Por reshjet e rëna në 24 orët e fundit duket se për ministrinë e energjetikës nuk e kanë përkeqësuar situatën hidrike. Sipas zyrtarit të Këshillit Mbikëqyrës, situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, në vitin 2003 përshembull kur sipas tij niveli i Fierzës shkoi në 296 metër, por diga i mbizotëroi sasisë së madhe të ujit. Ditët e fundit në media është folur gjatë për rrezikun e digave të Hidrocentraleve ndërsa ekspertët, përfshi edhe specialistë nga ata që kanë bërë ndërtimin dhe projektimin e TEC-eve në Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës, kanë pohuar se situata është e rendë, por tërësisht e menaxhueshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›