Demaci Bashkimi mund te ndodhe

“Mund të ndodhë që shqiptarët edhe të bashkohen, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë nëse Serbia do të jetë një pengesë për afirmimin dhe njohjen e Kosovës. Pra, bashkimi kombëtarë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Nëse shqiptarët tregohen të organizuar, atëherë bashkimi kombëtar do të jetë realitet”, theksoi veprimtari Adem Demaçi.
Përsa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Demaçi tha se ato po zhvillohet pa vullnetin e kosovarëve. Sipas tij, dialogu i është imponuar Prishtinës nga Bashkimi Europian.
“Ne s’kemi pas qarë pa bërë bisedime, sepse të njëjtat janë aranzhuar nga BE-ja dhe OKB-ja. Europianët, Serbisë i bëjnë lëshime sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE ngaqë Serbia është një faktorë më i rëndësishëm sesa Kosova”, deklaroi Adem Demaçi.
Lidhur me tensionet ndëretnike në Maqedoni, Demaçi tha se ato nxiten nga disa struktura serbe të instaluara në institucionet e Maqedonisë të cilët janë të interesuara të ruajnë armiqësinë me shqiptarët.
Demaçi këto komente i bëri në Shkup në një manifestim të organizuar me rastin e 30 vjetorit të protestave të studentore në Prishtinë.