Greqia do shlyeje borxhin ne 7.5 vjetulet norma e interesit
ATHINE- Marrëveshje për zgjatjen deri në 7 vjet e gjysmë të shlyerjes së borxhit prej 110 miliard euro të Greqisë, dhe reduktim i normës së interesit me 1 për qind (nga 5,2 % në 4.2%). Ky ishte vendimi që morrën udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pas bisedimeve maratonë në Sesionin përmbyllës të samitit në Bruksel.
Siç u tha nga kryeministri grek Papandreu, fitimi i Greqisë vetëm nga ulja e normës së interesit tejkalon shifrën 6 miliardë euro. Papandreu tha se bëri të njohura përpjekjet e vendit të tij për daljen nga kriza dhe përsa i përket këmbënguljes së liderëve të Eurozonës për privatizim masiv të pasurive shtetërore greke, ai theksoi se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe do të bëhet vetëm me iniciativën e saj.
Ishin "vendime historike për të ardhmen e zonës euro," tha Kryeministri grek, duke vënë në dukje se vendimet e takimit nuk përfshijnë masa të reja për qeverinë greke. Greqia kërkoi uljen e normave të interesit, me qëlim që kostoja e borxhit të mos jetë e padurueshme për popullin grek – u shpreh ai.
Synimi i drejtuesve të Eurozonës në këtë samit, ishte për të ndihmuar Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, të përballen sa më lehtësisht me probleme serioze të krijuara nga kriza e borxhit.
(BalkanWeb)