E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid i afrohet Barcelones

Një dygolësh i francezit Karim Benzema i jep mundësinë Realit të kalojë Herkules e të ngushtojë përkohësisht në 4 pikë diferencën me Barcelonën e cila do të luajë sot ndeshjen e saj.

Galaktikët gjejnë avantazhin në minutën e 24-të, ku Benzema nuk gabon pas asistit të Arbeloas, ndërkohë që Herkules pa Trezegenë është thuajse 0 në repartin e sulmit.

Me fillimin e pjesës së dytë sërish Benzema mbyll këtë takim me golin e dytë që rezultoi dhe i fundit për këtë ndeshje pavarësisht tentativave e rasteve që krijoi Kristiano Ronaldo dhe Kaka.

Me këtë fitore Real ii ushtron më shumë presion Barcelonës në prag të përballjes me Seviljen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›