E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaci: Jetojme ne dy realitete

by Arton Konushevci

"Po jetojme ne kete realitetin objektiv te mosqenies se Serbise ketu, mospranise se Serbise ketu...Dhe, kemi realitetin tjeter juridik, drejtesine nderkombetare, e cila ende po i ben leshime Serbise", thote Adem Demaci.

RADIO EVROPA E LIRE

Zoti Demaci, si e perjetoni ju njevjetorin e pavaresise se Kosoves? Cfare pershtypjesh keni?

ADEM DEMACI

Pervjetori i pare, po mendoj figurativisht - bebja ka filluar te ece - po mendoj qe ka filluar te ece nga ajo zhargitje qe shkonte.

Eshte mberrijtur maksimumi i mundshem ne rrethana te pamundshme, sepse Kosova eshte vend ne rrethana te pamundshme, pa ushtri, pa polici, me kontroll mbi vete, me ate Nenin 143 te Kushtetutes qe thote se i derguari i Kombeve te Bashkuara ose i Evropes ka te drejte te shperndaje Parlamentin, te shperndaje Qeverine, te shkarkoje ke te doje etj. Me fjale tjera, dikush tjeter eshte ai qe e ka fjalen e fundit - nuk e kemi ne.

Ajo pavaresi, te cilen ne e shpallem, eshte bukur me pengesa te shumta. Dhe, po them se me ato mundesi qe kishim, e kemi mberrijtur maksimumin. Mirepo, na kane mbetur edhe shume gjera - na deshperon ekonomia, e cila ka mbetur per shume shkaqe, sepse kemi mbetur te lidhur e te kapur me Serbine, me telefonata, me shume lidhje te ndryshme, shume pengesa; nuk jemi ende anetare te ketyre burimeve te medha financiare nderkombetare, te cilat ndihmojne ne kete situate nje vend sic eshte i yni.

Serbia, me shume shtete qe jane te lidhura me Serbine, Rusine, Kinen, po hezitojne qe ta pranojne Kosoven, edhe pse Kosoven e kane njohur shtetet me kryesore, me te rendesishme te demokracive perendimore qe i njohim ne dhe qe duam te jemi pjese e tyre. Megjithate, kjo po na pengon qe ne te behemi anetare te plotfuqishem te Kombeve te Bashkuara.

Pastaj, kemi probleme te tjera - droga, disa kriminalitete te shumellojshme, te cilat kane depertuar permes rrugeve te ndryshme, sepse Kosova faktikisht ka mbetur e pambrojtur, ka mbetur nje vend ku per shkak te valutes se forte qe e ka - Euros, vjen cdokush dhe sjelle mallra te ndryshme, te pakontrolluara, pa e ditur origjinen.

Shendetesia ka mbetur shume keq, arsimi shume keq, kultura shume keq; gjyqet i kemi te perziera... Me fjale te tjera, ka shume sende qe kete pervjetor te pavaresise se shpallur pak a shume na e bejne te hidhur dhe nuk na e bejne qe te na vije fort embel. Megjithate, beba ka filluar te ece dhe ky eshte nje perparim.

Po jetojme ne dy realitete. Po jetojme ne kete realitetin objektiv te mosqenies se Serbise ketu, mospranise se Serbise ketu; nje qeveri e jona, e cila me pengesa te ndryshme, por megjithate po funkisonon; disa sende jane drejtuar si duhet, disa sende pritet te drejtohen etj.

Dhe, kemi realitetin tjeter juridik - drejtesine nderkombetare, e cila ka mbeshtetje te madhe, forca te medha prapa vetes, te cilat ende po e perkrahin, ende po i bejne leshime Serbise, ende po mundohen ta terhqein dhe ta ndajne Serbine nga Rusia dhe nga disa ndikime destruktive, po mundohen qe ta fusin ne NATO dhe ne BE, per te mire edhe te Evropes, edhe te popullit serb, mirepo me keto leshime qe po i behen Serbise, faktikisht po vonohet dhe po pengohet ajo cka Evropa do.

Me fjale te tjera, Evropa eshte duke vazhduar te beje gabime sikurse qe ka bere dikur. Detyra jone eshte qe, duke dashur Evropen, sepse jemi vete evropiane dhe jemi flijuar per t'u bashkuar me Evropen e Ameriken, t'ia themi edhe verejtjet tona qe kemi, ne menyre qe ata te kuptojne se nuk po shkon pikerisht ashtu sic po planifikojne ata, por ka edhe dicka tjeter per ta njohur mire Serbine, per te ditur se ne Serbi nuk ka ndryshime, ende nuk ka ndryshime esenciale.

Ajo korja permbi ka mbetur si trashegimtare e politikes se Millosheviqit dhe keto jane ato pengesat e shumta qe edhe neve po na pengojne, edhe Serbise po i pengojne, edhe Evropes, edhe Amerikes, edhe rrjedhes ne drejtim te demokracise.

RADIO EVROPA E LIRE

Kur e keni menduar Kosoven si te pavarur - a e keni endrruar keshtu sic eshte sot?

ADEM DEMACI

Jo. Une kam endrruar qe Kosova e pavarur do te kete mundesi te veproje lirisht, pa perzierje te askujt. Nese do qe te bashkohet me Shqiperine - te bashkohet me Shqiperine. Nese do qe te mbetet e pavarur - te mbetet e pavarur.

Te mos kete probleme me copetimin dhe me ndarjen. Te mos jete viktime e disa projekteve, te cilat sigurisht zoti Ahtisaari i ka menduar mire, por qe nuk kane dale mire, sepse te krijosh tashti 11 enklava si lloj komunash ketu ne Kosove - komune me 3 mije veta, komune me 5 mije veta - kjo nuk eshte askund hic.

Te behen ndarje ne vija etnike... Derisa Evropa po i shkatrron kufijte mes vete, ne po ndahemi ne vija etnike, vetem per t'ia bere qejfin Serbise. Domethene, keto jane te gjitha ato qe e prishin imazhin qe ne e kemi menduar se si do te duhej te dukej pavaresia e Kosoves.

RADIO EVROPA E LIRE

Sa eshte permbushur vizioni juaj?

ADEM DEMACI

Vizioni im nuk eshte permbushur si duhet. Vizioni im eshte permbushur aq sa mbrapa nuk ka. E di se kemi mberrijtur ate kulmin e domosdoshem, te cilin e kemi arritur me sakrifica te medha, me gjakderdhje te medha, me perpjekje te medha dhe tash jemi duke shkuar kah ai rrafshi, kah ajo fusha e lumturise, te cilen e kemi deshiruar ne.

Mirepo, para se te arrijme ne ate fushe, kemi plot perronj, plot prita te ndryshme, plot veshtiresi qe duhet t'i kalojme. Dhe, kete mund ta bejme vetem duke qene te bashkuar dhe duke kuptuar se interesi kombetar eshte mbi interesin e do fare luftrave per pushtet qe behen, sepse ende nuk e kemi shtetin ashtu si e deshirojme ne, te kompletuar dhe te definuar.

RADIO EVROPA E LIRE

Cka mendoni se eshte bere dhe cka nuk eshte bere?

ADEM DEMACI

Eshte bere dicka qe projekti i Rezolutes 1244, meqenese Keshilli i Sigurimit nuk deshi ta nderronte, sepse ishte aty vetoja e Rusise, e cila e mirepriti kete mundesi qe te pengoje trendin dhe procesin e zgjerimit te demokracise ne Evrope, e zgjerimit te sferes se te drejtave te njeriut dhe humanizmit ne Evrope, edhe Rusia e cila keto zgjerime, keto perparime, i perjetonte si njefare ngulfatjeje te vetvetes, si njefare goditjeje ne ate perpjekjen e vet qe perseri t'i kthehet hegjemonizmit ruso-madh.

Domethene, kjo eshte ajo cka pengoi te arrihej ajo qe te mund te krijohej, edhe kjo pjese t'i bashkohej pa tronditje, pa gjakderdhje te metutjeshme, sepse u bene gjakderdhje te medha qe nga lufta e Sllovenise, Kroacise, tragjedite e medha te Bosnje e Herecegovines, mizorite e medha qe u bene ne Kosove etj.

Me fjale te tjera, mbeten shume gjera te paarritura per fajin e Rusise dhe meqenese bashkesia nderkombetare ka bere gabime, por ne nuk mund te presim qe fuqite e medha te kerkojne falje prej nesh - ata e bene nje menyre te korrigjimit te qendrimit te tyre, duke u pajtuar me shpalljen e pavaresise sone, duke njohur pavaresine tone, e cila ishte dhe eshte ne kundershtim me ato projektet, me ate Rezoluten 1244, e cila perpiqej per njefare lloj autonomie qe ta pajtonte Serbine, te mos e frigonte Rusine etj.

Pra, kemi bere nje hap vendimtar dhe kjo eshte ajo qe po them - ai realiteti objektiv, i cili duhet te mbrohet dhe duhet te mbushet me verpimet tona, si nje popull, si grupacion i madh qytetaresh prej 2 milione e sa vetash. Kurse, ne anen tjeter, jane forca gjithashtu te konsiderueshme qe mundohen ta mbajne te frenuar derisa te mberrijne qe ne Serbi te fitoje vetedija demokratike.

RADIO EVROPA E LIRE

Cilat mendoni se do te jene sfidat me te medha per Kosoven nje vit pas pavaresise?

ADEM DEMACI

Une mendoj se do te kemi probleme me Serbine, e cila po e sheh se i eshte zvogeluar terreni i manovrimit. Dhe, sidomos kjo kriza e madhe globale, e cila ka goditur edhe Serbine, ka goditur edhe Rusine, do te beje qe Serbia - eventualisht nese nuk tregohet Evropa e vendosur, nese nuk tregohet Amerika e vendosur, ben vaki te beje edhe ndonjefare sulmi per ta copetuar Kosoven, per t'ia hequr nje pjese Kosoves.

Ata kane ndermend qe ta marrin pjesen veriore te Kosoves dhe kjo do te ishte katastrofa me e madhe, sepse atehere do te hapej Kutia e Pandores dhe nuk dime se cfare do te behej.

Ne Kosove dhe ne keto pjeset tjera do te hapej nje perpjekje, pra meqe ju na copetoni neve, atehere duhet te luftojme; edhe ne kemi pjese te ndryshme nen pushtetin e Serbise - Presheva etj., keshtu qe do te hyjme ne nje rrezik jo te vogel qe do te shkaktohej perseri nga Serbia.

Une mendoj se ketu Evropa duhet te jete e vendosur, ta siguroje kufirin mire, jo ta konsideroje edhe me tutje kufirin mes Kosoves e Serbise si kufi administrativ, por ta konsideroje si kufi shteteror, te forte, te ruajtur mire, duke forcuar Kosoven ne pikepamje ushtarake.

Me keto mekanizma qe krijohen per te fikur zjarre, per te ndihmuar me rastin e termeteve (FSK), ne kete menyre Serbia nuk do te disiplinohet.

Serbia do ta kuptoje se e ka humbur davane sa i perket Kosoves ne momentin kur bashkesia nderkombetare, miqte tane do ta kuptojne se edhe Kosoves, keshtu sic eshte, i duhet nje armate respektabile, e cila do te jete ne gjendje ta ruaje vetveten dhe t'ia beje me dije Serbise se me nuk ka shanse me mjete tjera, me mjete te dhunes, te mundohet qe te riktheje perseri hegjemonizmin e vet ne hapesirat shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›