Demagogjia e rritjes ekonomike përballë lugës bosh
Prej një viti, të ardhurat mujore të të punësuarve në Shqipëri tatohen në mënyrë proporcionale, me një shkallë tatimore 10 %. Kryeministri i vendit vijon ta paraqesë edhe këtë ndryshim të legjislacionit tatimor si pjesë të të gjithë përpjekjeve të qeverisë së tij për të ulur taksat në Shqipëri, duke thënë që shkalla tatimore është ulur nga 23% në 10%.
Nuk është i vërtetë një pretendim i tillë dhe ekonomistët profesionistë e dinë këtë. Tatimi mbi të ardhurat nga paga është rritur më shumë se dy herë për pagat mujore 20,000 – 50,000 lekë. Këto janë pagat e më shumë se 90 % të të punësuarve shqiptarë në sektorin privat dhe atë publik. Vendosja e tij pakësoi të ardhurat neto me 4 – 5 %. Qeveria vendosi ta zbatojë pikërisht në momentin që inflacioni kaloi kufij që nuk i kish kaluar prej 5 – 6 vitesh.
Pa asnjë koment më tepër, besoj se është e qartë të quhet me emrin e vërtetë çfarë është demagogji e lugë bosh për shqiptarët dhe çfarë është një realitet i ndryshëm nga ai që prezantohet nga tribunat qeveritare.