Demaskohen dokumentet historike të falsifikuara
Si edhe disa vite më parë, kur shtypit britanik ju servirën për të saktë ditarët e Hitlerit të fabrikuara nga një falsifikator gjerman - tashmë i bërë i famshëm falë tyre - këto ditë në Londër po flitet për të tjera dokumente të rreme, të cilat po të qenë marrë seriozisht do kishin modifikuar faqet e historisë.
Bëhet fjalë për atë që tashmë shtypi britanik e quan "Axhenda e fshehtë", falë së cilës të gjithë mësuan me habi se si Duka i Uindsorit kishte ndihmuar Hitlerin të pushtonte Francën, duke i dërguar përmes një spiuni nazist informacione të rëndësishme mbi instalimet ushtarake. Një akuzë shumë e rëndë për njeriun i cili hoqi dorë nga kurora mbretërore për hir të dashurisë me Uallis Simpson, ngjarje që la pa fjalë në atë kohë britanikët e mbarë botën.
Akuzë e bazuar mbi zbulimin e një letre e cila niste me fjalë, "I Dashur Zoti Hitler" dhe e nënshkruar me inicialet EP, firma e Princ Eduardit. Dokumenti erdhi nga Arkivat Kombëtare të Kiut, një zonë në jug të Londrës, që është njëherësh edhe zemra e historiografisë angleze. Në po atë godinë të ndërtuar me beton e xham, që i ngjan së tepërmi fortesave, u gjet edhe një dokumentacion i vitit 1945 që zbulon se si vetë Uinston Çurçilli kishte urdhëruar vrasjen e numrit një të SS-ve nazistë Hajnrih Himler, i zënë rob nga anglezët më 23 maj të vitit 1945 dhe i gjetur i vetëvrarë vetëm pak orë më pas. Në fakt, sipas dokumenteve në fjalë, mësohet se shefi i lartë nazist qe "vetëvrarë" nga një i shërbimeve të fshehta për të mos zbuluar kontaktet e vazhdueshme në të shkuarën mes hierarkut të lartë nazist me kreun e demokracisë britanike.
Të gjitha këto të arkivuara me saktësinë dhe rigorozitetin që është aq tipik për historiografinë britanike. Gjithçka e kataloguar dhe e zbuluar në hapësirën kohore 2000-2005 nga Martin Alen, i njohur si një prej historianëve revizionistë në Angli.
Por pas vitesh hetimesh të detajuara Prokuroria e Kurorës Mbretërore ka vërtetuar se ato 29 dokumente të zbehura nga rrjedha e viteve, me përmbajtje e qëndrime të atilla sa mund të ndryshonin fare mirë historinë e shekullit XX, qenë të rreme dhe të futura në dosjet e Arkivit Kombëtar nga dora e një falsifikuesi. Dikush që ka arritur të shtijë në dorë letër të prodhuar gjatë viteve tridhjetë, që ka qenë aq i aftë sa të imitojë me saktësi firmat e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Çurçillit. Në një letër me vulën e Ministrisë së Informimit që mban datën 27 maj 1945 kishte shkruar: "Mik i dashur, pas lajmit të mirë për vdekjen e ‘H‘-së së vogël (Himleri) mendoj se është e domosdoshme të mbahet heshtja e plotë lidhur me këtë çështje..."
Faqe të tilla, të cilat janë plot 29, i kishin dhënë historianit Martin Alen dhe bazën ku mbështeti tezat për revizionimin e historisë britanike të asaj epoke. Me daljen në shtyp të librit të tij të parë "Axhenda e Fshehtë" (në vitin 2002), ku akuzonte për tradhti të lartë Dukën e Uindsorit, duke cituar disa dokumente historike, dikush rendi menjëherë në arkivat e shtetit. Shumë shpejt u mësua se bëhej fjalë për falsifikime: faqet e bardha të prodhuara gjatë viteve tridhjetë qenë shkëputur nga libra të publikuar gjatë asaj epoke; nën bojën e formave u vërejtën shenja lapsi, pasi falsifikatori i kishte hedhur një herë me laps e pastaj i kishte rënë përsipër me bojë; vula e ministrisë qe riprodhuar falë një printi me lazer, i cili në epokën për të cilën bëhet fjalë sigurisht që nuk ekzistonte.
Falsifikimet qenë bërë shkel e shko dhe nuk linin vend për dyshime. Pasi u vërtetua falsiteti i dokumentacionit Shërbimi i Akuzës së Kurorës mori në pyetje historianin Alen. Ai pranoi se edhe ai vetë qe zënë në grackë nga dokumentet e falsifikuara dhe se qe viktima e parë e tyre. Një ekspert i Arkivit Kombëtar e hodhi poshtë justifikimin e Alemit, duke thënë se "falsifikimet qenë bërë aq shkel e shko saqë çdo historian do e kishte vënë re që me shikimin e parë".
Vitin e shkuar, Avokati i Përgjithshëm i Mbretërisë, përpara një komisioni të posaçëm parlamentar, deklaroi se "Prokuroria është e mendimit që ekzistojnë prova të mjaftueshme për të akuzuar Alenin". Por një ditë më pas u dha edhe qëndrimi përfundimtar lidhur me gjithë këtë mesele: "Nuk është në interes të publikut të procedohet penalisht për shkak të shëndetit të dobët të Martin Alen, si edhe të disa rrethanave të tjera".
Por a mund të mos jetë në interesin e kombit zbardhja e kujt dhe arsyes që e ka shtyrë të fusë dokumente të falsifikuara në zemrën e godinës ku përmblidhen nëntëqind vjet histori të shkruara nga Mbretëria?
Endi Perrot, një inspektor i rangut të lartë që mori pjesë gjatë hetimeve tha: "Kemi të bëjmë me një përpjekje të planifikuar me shumë kujdes për të infektuar burimin kryesor të informacionit tonë historik". Tani nëpër korridoret dhe nëpër sallat e leximit të arkivave kombëtare janë shtuar mbikëqyrësit dhe janë vendosur telekamera me qark të mbyllur.
E gjithsesi, mbetet pa përgjigje pyetja se cili qe ai infektues revizionist që kërkoi të njolloste si tradhtar xhaxhain e Mbretëreshës Elisabetë, si dhe ngriti më këmbë një histori tratativash e tradhtish mes Çurçillit e Himlerit? Por mbi të gjitha, pyesin britanikët, edhe sa dokumente të tjera të falsifikuara mund të kenë zënë vend mes dosjeve të çmuara të arkivave kombëtarë?