Po kjo çfarë është?
Njëmbëdhjetë vjet më parë isha 52 vjeçe dhe nuk i mora shumë seriozisht simptomat e para. "Ishte një kruajtje banale shoqëruar me ndonjë pickim të lehë. Që atëherë këto kruajtje nuk më kanë pushuar kurrë dhe tani janë kaq të shpeshta sa që nuk më lënë as të fle. Duket sikur një mori insektesh kalojnë mbi trupin tim dhe më pickojnë gjatë gjithë kohës. Kruhem vazhdimisht, por ajo nuk më kalon. Më pas më formohen flluska të vogla, të cilat më pas më kthehen në plagë dhe nga çdo njëra prej tyre më dalin disa fije të holla të kuqe dhe blu dhe topa të vegjël të ngjashëm me kokrrat e piperit". Krahët e Beverly Warren, banuese në Mançester, në Britaninë e Madhe janë veshur nga mijëra "flluska", por e keqja nuk ka kaluar ende, madje as që ka nisur ende. Mjekët të cilëve u është drejtuar i kanë cilësuar simptomat si hamendësime, ose flurime pindarike të fantazisë së saj.
I ka bërë e provuar të gjitha gjërat e mundshme: është takuar me psikiatër të ndryshëm, dermatologë, ka bërë biopsi dhe analiza, por asnjëherë këto të fundit nuk janë mbyllur me një diagnozë të saktë apo terapi. E vetmja zgjidhje kundër kruajtjes është akulli. Megjithatë, në muajin prill të vitit të kaluar, Beverley zbuloi se nuk ishte e vetmja që vuante nga kjo gjë. Duke kërkuar në internet, zbuloi një sajt ku shumë persona të tjerë përshkruanin të njëjtat simptoma që kishte dhe ajo. Ky po që ishte një lajm i jashtëzakonshëm. Më në fund dikush do ta besonte për ato që ajo tregonte.
Sot në atë faqe interneti janë regjistruar më shumë se 11.000 familje në të cilat një ose më shumë persona kanë simptoma të ngjashme me ato të Beverley-t. Por për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht?
Vënia e një emri
Këto simptoma të çuditshme prej pesë vitesh kanë një emër: sëmundja morgelon. Kështu quhej në një shkrim të shekullit XII një patologji krejtësisht e ngjashme me përshkrimet dhe simptomat e lartpërmendura. Nuk dihet ende nëse dy sëmundjet janë e njëjta gjë apo jo, por gjithsesi, gjetja e një emri nuk është e thënë që t‘i japë kësaj sëmundjeje një dinjitet. Pjesa më e madhe e ekspertëve thekson se bëhet fjalë për "parazitizëm imagjinar". "Nëse do të pyesni 10 mijë dermatologë, do të vini re se të gjithë janë dakord me mua", thotë një dermatolog nga Universiteti i Arizonës, i cili pohon se ka parë më shumë se 100 pacientë me këto simptoma dhe se i ka kuruar të gjithë me sukses duke u dhënë të gjithëve një ilaç kundër sëmundjeve nervore. Po fijet? "I kam parë, por vetëm fije indesh".
Edhe një tjetër dermatolog i shquar në "Yale School of Medicine" jep të njëjtën diagnozë. Gjithashtu, dermatologu i universitetit të mjekësisë "Saint Louis" konfirmon: "Pacientët mendojnë se po del diçka nga lëkura e tyre. Por nuk ka asgjë, as insekte e as parazitë".
Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe, siç është farmakologu Randy Wymore: "Është një gjëegjëzë e vërtetë shkencore, me e ndërlikuara në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Nuk është e vërtetë që fijet janë të indeve. Gjithashtu, shtoj se bëhet fjalë edhe për krimba, insekte, qime dhe materiale të tjera, ose infeksione të jashtme. Është diçka që materializohet nuk jam i qartë se si ndodh kjo brenda trupit dhe më pas të gjithë e përkufizojnë me një lloj infeksioni. Për sa u përket simptomave, ato më alarmueset nuk janë ato dermatologjike. Është diçka që nuk di si ta përshkruaj, ndoshta një mikroorganizëm, që ndryshon kontrollin muskulor dhe memorien dhe këto simptoma neurologjike janë pasojat më të rënda".
Gjëegjëzë shkencore
Wymore u gjend papritur në sëmundjen e faqes së internetit dhe u ofrua të bënte një analizë të fibrave në laborator. "Isha i bindur se do ta gjeja shumë thjesht përgjigjen, por u gabova", thotë Wymore. Në fakt, fijet nuk i ngjajnë asgjëje të njohur. Dërgova disa pacientë në "Rhonda Casey", pediatria e të njëjtit universitet, që duke përdorur një dermatoskop dhe duke analizuar lëkurën, nuk ishte shumë e vështirë të dalloje fijet edhe nën lëkurë. Fijet e gjetura te të sëmurët janë të njëjta mes tyre, por nuk u ngjajnë asnjë prej 90 organizmave me të cilat janë bërë krahasimet. Ndër të tjera, edhe pse u futën në një temperaturë prej 370°C marrin ngjyrë të errët dhe çlirojnë një "shtëllungë reje" anhidridi karbonik, ndërkohë që zakonisht në këtë temperaturë materiali organik avullon dhe ai inorganik bëhet hi. Edhe simptomat psikiatrike nuk ekzistojnë. Një psikiatër i bërë kurioz nga patologjitë e çuditshme, studioi karakteristikat e 3000 pacientëve dhe u bind se profili i tyre psikologjik nuk është në rregull me "parazitizmin imagjinar". "Para se të shfaqen simptomat të gjithë janë normalë. Bëhen paksa të mërzitshëm më pas. Duket se vetëm disa ilaçe mund t‘i përmirësojnë simptomat. Për mendimin tim është një këmbë paraziti", thotë ai.
Bakter apo kërpudhë
Cila? Vitaly Citovsky, dekan i biokimisë dhe biologjisë qelizore në Universitetin e Nju Jorkut, ka zbuluar se plagët janë pozitive për praninë e "Agrobacerium". Një tjetër shkencëtar i ka parë në mikroskop të zmadhuara 400 herë. "Lëmshi është i ngjashëm me atë të sipërfaqes së kërpudhës, fije që përhapen në terren dhe thithin ushqimin. Kam marrë nga fijet ADN-në dhe e ekzaminova: është kërpudhë". Ndoshta do të jetë "Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve" të qeverisë amerikane që do ta zgjidhë misterin e madh.
Burri që u bë blu
Quhet Paul Karason, është 57 vjeç dhe jeton në Madera, Kaliforni, por të gjithë e thërrasin "Pufi i Madh". 14 vjet më parë, për të kuruar një sëmundje të lëkurës filloi të pinte një substancë argjendi, derisa një mik i tij vuri re ngjyrën blu që kishte marrë lëkura e tij
Kruajtje të vazhdueshme
Beverley Warren, 63 vjeçe, nga Mançesteri. Vuan nga kruajtja që prej 11 vitesh
Shfaqja e rasteve të para ka ndodhur 12 vjet më parë. Në internet ishin regjistruar mijëra persona që vuanin nga këto simptoma