E Diel, 1 Nëntor 2026

Poli, pas "Big Brother"-it, pushime me Inën

Olsi e pyet Polin nëse e ka marrë malli për Inën, por Poli i thotë se e ka marrë malli të iki me pushime. Pastaj shton se kur të dalin do ta pyesë Inën se ku do të shkojnë me pushime. Olsi i thotë ta marri vesh shpejt, se mos shkojnë edhe ata ku do të shkojnë ai me Najadën. Olsi i thotë Polit që do të ishte shumë bukur sikur të iknin me pushime direkt pas mbarimit të "Big Brother"-it.

Ironi për Inën

Olsi është në tavolinë me Polin, Besën dhe Jonidën, kur thotë se Ina nuk i paska sytë në ballë, derisa vjen këtu me trëndafila. Poli nuk komenton, por thotë se lulet s‘kanë asgjë të keqe. Olsi përsërit një batutë nga "Pallati 176", "u besojnë moj të shkretat u besojnë", për të nënkuptuar se Poli nuk ka asgjë seriozisht, por ai i përgjigjet përsëri se nuk ka përse të mos besojnë. Poli i përsërit se do ishte bukur të iknin me pushime, pse jo...
Olsi vazhdon me batutat për Inën, duke u thënë të tjerëve të imagjinojnë Inën që e marrin shoqet e i thonë se iu ngrit "i dashuri" nga gjumi, ose kur ecën në rrugë njerëzit që e pyesin: "Hë mi, kur do të dalë i dashuri?" Besën e bën shumë për të qeshur ky imitim i Olsit dhe ky i fundit nuk i ndal batutat. Poli e mban shakanë, por nuk duket shumë i lumtur që po vihet në lojë nga Olsi.
Si përfundim Olsi i thotë Polit se edhe ai "e hëngri derrin" dhe i propozon një marrëveshje, që sikur të fitojë ai, do të marri me pushime Olsin dhe Najadën dhe nëse fiton ndonjëri nga ata, do të marrin Polin me këdo që do të vijë. Poli i thotë se me Inën do të vijë, se s‘ka me kë tjetër.
Të gjithë nisin e tallen me idenë e atyre të katërve që bëjnë si VIP-a duke bërë pushime

Poli do Inën

Më në fund Poli e pranoi se ai ka krijuar një lidhje me Inën dhe se do të vazhdojë ta ketë pasi të dalë. Pas shumë ngacmimesh gjatë ditës së djeshme për të dhe Inën, ai më në fund e thotë troç se do të ketë një lidhje me Inën pasi të dalë.
Është Najada që ia nxjerr këtë, duke e pyetur direkt dhe Poli e pranon. Ai thotë se ngjarjet në këtë sens janë të natyrshme dhe pëlqimi është i dyanshëm, kështu që nuk ka pse mos të ndodhë. Najada i kujton atë gocën tjetër, që ai ka thënë se e ka të dashur dhe Poli i përgjigjet se i vjen keq që u mor vesh në këtë mënyrë, por kur gjërat ndodhin s‘ke çfarë t‘i bësh tjetër, veçse t‘i pranosh.

Box

Për finalen

Romina dhe Arbri flasin për kohën që kanë kaluar brenda në shtëpi dhe thonë se dy muaj me njerëz të panjohur në një shtëpi është stres. Arbri bën komentin që t‘i fusin pak kocifos të tjerëve dhe Romina qesh me të madhe. Të dy bien dakord se tashmë ata që kanë mbetur janë të fituar dhe se eksperienca do të mbetet gjatë në mendjen e tyre. Romina thotë se është shumë kurioze të dijë se kush do ta fitojë dhe Arbri i përgjigjet se ai që do të fitojë nuk është më i mirë sesa ata që janë aty aktualisht dhe se fitorja është një bonus, por çdokush nga ata që ka mbetur mund ta meritojë këtë. Ai është shumë kureshtar për spektaklin e natës finale. Arbri thotë se ai që do të fitojë, i duhet dhënë dora si sportist i mirë. Romina i përgjigjet se kur të dalin nga shtëpia do të dalin me kokën lart, se kanë kaluar një provë të vështirë.
Poli me Jonidën diskutojnë gjithashtu për finalen. Poli i thotë asaj se në finale do të arrijnë katër persona dhe se do të ishte shumë bukur sikur ai të mundte të qëndronte deri në fund.
Jonida i thotë se ajo për veten e saj ka hyrë kot fare dhe ndoshta më shumë e ka bërë se donte t‘i njihte banorët nga afër.
Poli i thotë se atij i ka ecur me shkallë, në fillim hyri thjesht për kënaqësi, por tani mendon se do t‘i shijonte të rrinte deri në finale.

Romina me Besartën

Pasi Romina i pranoi Jonidës ndjenjën e saj për Olsin, ajo me Besartën ndodhen në kuzhinë dhe po gatuajnë drekën. Besarta e pyet Rominën mbi marrëdhëniet e saj me Olsin. Asaj i duket sikur një farë kohe Romina ka pasur marrëdhënie më të mira me Shkëlqimin, për sa kohë ai nuk e sulmonte, më pas kur Romina filloi të sulmojë Shkëlqimin pati marrëdhënie të mira me Olsin. Romina i thotë se e ka kapur në një pikë që nuk di të përgjigjet, sepse as ajo vetë nuk është e qartë, sidomos pas asaj që i tha Olsi, që Romina është tip i paqartë. Ajo dyshon se mos kjo është loja e Olsit. Edhe Olsi është tip i paqëndrueshëm, sipas Rominës, ndryshe i flet sot dhe ndryshe nesër. Romina i thotë Besës se qëndrimi i saj ndaj Olsit do të jetë reciprok si të sillet ai, do të sillet edhe ajo. Romina thotë se nuk ka përse ajo të japë më shumë dhe ai më pak, ose anasjelltas. Megjithatë ajo pranon faktin që ai ka bërë çka dashur me të, sepse ajo ia ka lejuar.

Për Rominën ngelet i turbullt fakti nëse Olsi po bën lojë apo jo. Ajo thotë se ka qenë shumë e hapur në marrëdhëniet me banorët e tjerë, megjithatë nuk ka besim tek askush. Besartës i ka bërë përshtypje Romina, se ajo e thotë një fjalë dhe pastaj e kundërshton dhe thotë se është lojë. Diskutimi mes vajzave vazhdon mbi kandidimet dhe tipat e njerëzve brenda shtëpisë. Besarta nuk e fsheh adhurimin e saj për Arbrin dhe mendon se ai e meriton plotësisht të dalë në finale, madje edhe ta fitojë. Romina thotë se Arbrin nuk e kanë sulmuar që ai të tregojë veten e tij. Por Besarta nuk është dakord me Romin.

Romina për Dorinën

Romi ankohet se Dorina flet shumë dhe i thotë Polit se "ajo llap shumë". Poli i përgjigjet se asaj nuk ka ç‘i duhet sesa flet Dorina, pasi për Dorinën kjo mund të jetë diçka e rëndësishme.

Romina çift me Arbrin

Romina i thotë Arbrit që të lidhen edhe ata dhe të pretendojnë të shkojnë me pushime, si dy çiftet që po i përflasin shumë këto pushimet e ardhshme. Ajo e bën për kunj ndaj Olsit, Najadës dhe Polit e Inës. Najada u thotë se ajo me Olsin dhe Poli me Inën do të shkojnë me pushime, sepse do t‘ua japi të gatshme Vëllai i Madh. Romina i thotë se nëse do ikin ata për pushime, edhe Arbri me atë e meritojnë. Kurse Poli i përgjigjet se vetëm ai me Inën dhe Olsi me Nadën e meritojnë këtë gjë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›