“Operatoret e rinj, veshtiresi ne treg”
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve vlereson se, efekti qe mund te kete hyrja e operatorit te ri ne treg parashikohet te jete i kufizuar per nje periudhe afatmesme per shkak te disavantazhit qe do te kene operatoret ne mbulimin gjeografik dhe te popullsise ne raport me operatoret aktuale, si dhe madhesise se penetrimit te sherbimeve celulare. Sipas ERT-se, per hyrjen e operatoreve te rinj ne tregun e telefonise celulare ekzistojne pengesa te larta si: numri i kufizuar i lojtareve ne treg (qe percaktohet me vendim te qeverise, kufizimi i burimit te radio-frekuencave dhe kostot e larta, te pakthyeshme). Sipas studimit te ERT-se, faktore te tjere si, kontrolli i secilit operator celular mbi karten SIM, mungesa e probabilitetit te numrave, mjetet e kufizuara te informacionit per perdoruesin nuk kane pesuar ndryshim. Keta faktore zvogelojne ndjeshmerine e tij ndaj tarifave te operatorit tjeter. Por, nderkohe, Ministria e Transportit ka premtuar dhenien e nje leje te katert, menjehere ne aktivizimin e operatorit te trete celulare, “Eagle Mobile”. Burimet nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit thane se ana teknike e licencimit te operatorit te katert eshte gati tashme. Per shkak se jane dy precedente, eshte dhene leja e dyte dhe leja e trete. Te njejtat burime njoftuan se leja mund te shitet kundrejt nje tenderi te hapur nderkombetar. Ofertuesi qe do te ofroje vleren me te larte monetare, dhe qe do te kete eksperience ne telekomunikimin mobile, do te kualifikohet. Keshtu eshte vepruar edhe me licencimin e operatorit te dyte ne vitin, Vodafone Albania, i cila filloi sherbimin e saj GSM ne Shqiperi ne 3 gusht 2001.
B.H.