E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy dite me pare u ndaluan doganieret

Dy doganiere dhe nje efektiv i policise kufitare te vendkalimit te Tushemishtit ne rrethin e Pogradecit jane arrestuar dy dite me pare, nen akuzat e “favorizimit te kontrabandes” dhe “shperdorimit te detyres”. Sipas policise, Arjan Mehilli, 38 vjec me banim ne Pogradec, me detyre doganier ne Piken e Kalimit Kufitar Tushemisht, Genci Tahirllari, 29 vjec, banor ne Pogradec, me detyre pergjegjes turni ne doganen e Tushemishtit dhe Mentor Killo, 31 vjec, me banim ne Pogradec, me detyre efektiv policie, dyshohet se kane perfituar para per te lejuar kalimin e nje sasie mollesh kontrabande. Disa ore me pare ishte ndaluar ne flagrance 35-vjecari Ndricim Alla, pronari i mallit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›