E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, pranga drejtorit te doganes

Drejtori i doganes se Beratit dhe nje vartes i tij jane arrestuar mbreme, me akuzen e “korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike”. Drejtori Hodo Hasani dhe doganieri Shaban Danushi jane prangosur ne kuadrin e operacionit te koduar “Fazon”. Ne kohe te ndryshme, ata akuzohen se kane favorizuar ne praktikat doganore aktivitetet dhe persona te ndryshem kundrejt ryshfeteve te perfituara. Hetimet ndaj numrit nje te doganave dhe doganierit te pranimit kane ardhur pas shume denoncimeve te mberritura ne zyren e Krimit Ekonomik ne Berat. Ata jane duke u marre ne pyetje ne lidhje me akuzat, nderkohe qe po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete korrupsion. Urdheri per ndalimin e dy zyrtareve eshte leshuar nga Prokuroria e Rrethit te Beratit diten e djeshme. Gjate kontrollit te bere ne dy banesat mesohet se u bllokuan ne cilesine e proves materiale 120 mije leke te reja, 300 euro, 3 aparate celulare, 2 automjete, nje tip “Mitsubishi” me targe BR 0875B, mjet ne pronesi te doganes, tip “Volswagen”, si dhe dokumenta te praktikave doganore qe dyshohet se i implikon ne veprimtarine e paligjshme. Policia beri te ditur se pas leshimit te urdher ndalimit u mundesua arrestimi i shefit te daganave dhe punonjesit te pranimit, te cilet aktualishte jane duke u mare ne pyetje ne lidhje me akuzat. Burime zyrtare thane se po punohet per indentifikimin e te tjere personave te implikuar ne abuzime.
E. Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›