E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Demat e kuq" zgerlaqin kampionet e Tiranes

Tirana-Partizani 1-4
Shenues: Fortuzi 59'/Osmani 3', Devolli 23', Shkembi 48', Abilaliaj 70'
Tirana: Nallbani, Sina, Gjoreski (Capja 46'), Hajdari, E.Xhafa, Mohelebi, Hyka, Fagu, Duro, D.Xhafaj (Dakalli 70'), Fortuzi (Hyseni 86')
Trajner: Sulejman Mema
Partizani: Shehi, Pinari, Osmani, Hallaci, Gjyla, Dhembi, Muzaka (Karapici 65'), Bakaj, Abilaliaj (Malindi 77'), Shkembi (Karabeci 90')
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtare: Sopjani, Doda, Rexha
Kartone te verdhe: Mohelebi, Duro (2), Capja, Fagu, Hyseni, Bakaj, Dhembi, Shkembi
Karton i kuq: Duro
Asnje tifoz i Partizani nuk e kishte imagjinuar nje mbremje te tille. Asnje prej atyre qe ishin ne stadium nuk e besonin se skuadra e tyre, nuk ishte ajo qe pesonte, por ajo qe ngadhenjente. E cfare ngadhenjimi. Nje dominim total i nje ekipi qe nuk u terhoq kurre pas, sic ka bere rendom gjate kampionatit, por ka kerkuar e ka shenuar dhe plot 4 gola ndaj armikut te urryer, duke cuar ne delir tifozerine e shumte ne tribunen D3. Partizani konfirmoi se eshte skuadra me ne forme per momentin, fiton me shume gola, luan bukur dhe nuk i nenshtrohet presingut te kundershtarit. Te kuqte do ta mbajne gjate mend mbremjen e djeshme. Fitorja e frikshme ndaj Tiranes eshte mesazhi me i mire per Dinamon qe tani e ka kuptuar se rrezikon shume.
Nje rreshtim si ne derbin e fundit ndaj Dinamos edhe ky ndaj Tiranes e beri ekipin e Hasan Likes shume te forte per bardheblute, qe ishin te privuar nga dy mungesa te rendesishme ne qender te mbrojtjes si Kcira e Vrapi, por qe, ashtu sic tha edhe trajneri Mema, kjo nuk e justifikon zhgenjimin bardheblu. Ndeshja nis menjehere me dominimin e kuq. Qe ne minuten e trete, Partizani ndeshkon Tiranen duke ia dhene sinjalin e mbremjes sketerre qe do te kalonte. Nje goditje denimi ekzekutohet nga Bakaj qe harkon ne zone. Te kuqte tentojne me te gjitha menyrat ta shtyjne topin ne rrjete e bardheblute ta largojne, por vjen Tefik Osmani qe ve ligjin: godet rrepte dhe topi prehet pas shpines se Nallbanit. 1-0 per Partizanin. Minutat vijojne dhe te kuqte jane dukshem ne zoterim te territorit. Kjo vuloset ne minuten e 23-te, kur Devolli del mbi te gjithe nga goditja e kendit qe ekzekuton Shkembi dhe me koke mposht serish Nallbanin. Tifozeria e kuqe eshte ne delir. Disa tentativa te vaketa te Tiranes dhe nje superloje e Partizanit eshte panorama e pjeses se pare.
Fraksioni i dyte nis si i pari. Minuta e trete, nje goditje kendi per te kuqte. Bakaj pason shkurt te Shekmbi, i cili manovron bukur mes kundershtareve dhe me trinen e jashtme te se majtes kalibron nje gjuajtje perfekt, qe shkon afer trekendeshit te majte te Nallbanit. Te kuqte kryesojne 3-0 dhe besojne gjithmone e me shume ne nje goleade. Megjithate, Tirana nuk mund te dorezohet lehte dhe ben perpjekjen e fundit per t'u kthyer ne loje. Duro udheheq nje kundersulm, godet nga distanca, por shefi grushton. Aty eshte Fortuzi qe gjendet ne vendin e duhur ne castin e duhur dhe shenon golin e flamurit per bardheblute. Tirana kerkon te shkurtoje edhe me diferencen, por mbrojtja e ngjeshur e te kuqve nuk e lejon te depertoje ne zone. Per t'i vene kapak fitores, ka menduar dyshja Bakaj-Abilaliaj qe e nxjerrin blof mbrojtjen bardheblu me kombinime spektakolare. Abilaliaj ul bukur me koke per Bakajn, qe driblon nje kundershtar, me pas ben sikur godet, por dergon nje topth te embel per "Labin", qe nuk gabon ne tap-in dhe tund serish rrjeten e Nallbanit. Kartoni i kuq i Duros, apo nderhyrjet e renda te kampioneve ne fuqi nuk e zhbenin dot me humbjen e thelle, qe kesaj here u djeg me shume se kurre. Ah, per te mos harruar, treshja gjykuese arriti dhe perballoi nje ndeshje ne menyren me te mire. Pergezime Sopjanit, ndonese perpara takimit askush nuk besonte tek ai.

Deklaruan pas ndeshjes
Trajneri i Tiranes, Sulejman Mema:
"Ishte nje zhgenjim i madh. Nuk e kishim besuar se do te humbnim kaq thelle dhe ne menyre te tille. Skuadra nuk zbatoi asnje porosi taktike, sidomos te dy golat e pare, qe erdhen ne qender te zones. Jam shume i pakenaqur me dy-tre lojtare dhe te ardhmen e tyre me fanellen e Tiranes do ta shohim ne ditet ne vijim. Pozicioni im? Do te vazhdoj te jem trajner i Tiranes".
Trajneri i Partizani, Hasan Lika:
"Kishim punuar shume per kete ndeshje dhe morem frytet e punes sone. Partizani sot triumfoi ne te gjitha drejtimet dhe e meritoi fitoren. Me vjen mire qe nga ndeshje ne ndeshje po shikoj nje skuader edhe me te bashkuar dhe kjo tregon se kemi nje unitet brenda nesh. I gezohemi nje triumfi te ligjshem, sepse kemi fituar derbin e jetes, ate ndeshje qe cdo tifoz kerkon ta fitojme".
Momente pikante
- Osmani shenon golin e pare dhe shkon e feston me presidentin Xhani duke treguar me gishta numrin 3 qe ka ne shpine.
- Devolli e feston golin e tij me tifozet e kuq, qe i pershendet si nje ushtarak.
- Parulla te ndryshme ishin hapur ne stadium, por me te shumta ishin ato te kuqe, edhe pse Partizani ishte udhetues.
- Pas perfundimit te ndeshjes, presidenti Xhani bashkohet me lojtaret dhe feston me tifozet.
- Presidenti Xhani deklaroi se do te jepte 30 mije euro shperblim per skuadren.
- Kur ishte momenti i dhenies se deklaratave per shtyp, projektoret e stadiumit u fiken perpara kohe dhe nje grup tifozet bardheblu prej me shume se 20 vetash dhunuan 3 tifoze te Partizanit, qe po hiqnin parullat. Nderhyrja e policise ishte e vonuar dhe pjesa me e madhe e tyre ia mbathen. Sjellje aspak e mire e tifozeve qe duhet thene se kurre me pare nuk kane guxuar te shkembejne grushte me njeri-tjetrin.
- Ultrasit e kuq ishin mbledhur perpara stadiumit "Qemal Stafa" dhe vazhdonin te festonin fitoren e kuqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›