E Diel, 1 Nëntor 2026

Dublimi i pronave dhe regjistrimi fiktiv, 6 në pranga në hipotekën e Tiranës

Pranga pesë specialistëve të hipotekës në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga pesë punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive, ndërkohë që operacioni duket se ka vijuar edhe orët e vona të mbrëmjes me emra të tjerë, të dyshuar për dublim pronash apo regjistrime të parregullta të pasurive. Sipas seksionit të antikrimit ekonimik në policinë e kryeqytetit, mësohet se, pas shumë denoncimeve kishte nisur një hetim lidhur me disa regjistrime fiktive pronash, si dhe me dublimin e tyre. Sipas hetimeve të autorizuara edhe nga zyra e antikrimit ekonimik pranë Prokurorisë së Tiranës, mësohet se një dosje me afera dhe disa regjistrime kanë bërë të mundur plotësimin e dosjes që i ka çuar në pranga të dyshuarit. “Kemi prangosur gjashtë të dyshuar, por lidhjet besohet se janë edhe më të mëdha dhe jemi në plotësim të rrethit të bashkëpunëtorëve”, - thanë dje burime hetimore.
Ndërkaq, zyrat e antikrimit ekonimik pranë policisë së kryeqytetit dhe prokurorisë, kanë bërë të ditur se, rastet e denoncimit të zyrtarëve vendorë dhe të specialistëve të hipotekës janë me qindra, duke krijuar një dosje voluminoze. “Duhet thënë se abuzimi, si në rastin e Kasharit që përmban edhe numrin më të madh të denoncimeve, ka ndodhur pas një bashkëpunimi mes zyrtarëve vendorë dhe specialistëve të hipotekës”, - thanë dje burimet hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›