E Martë, 3 Nëntor 2026

Dembélé përplas PSG-në dhe Barçën, sheikët gati të paguajnë klauzolën

Një tjetër rast si ai  i Neymarit po afrohet mes Barcelonës dhe PSG-së, ndonëse me shifra më të vogla. Në fakt, francezët kanë identifikuar Ousmane Dembélé si zëvendësuesin e Kylian Mbappé dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit: 50 milionë nëse blerja finalizohet sot, 100 milionë nga 1 gushti.

Në të dyja rastet, gjysma do t’i shkojë lojtarit që i skadon kontrata në vitin 2024 dhe rrethit të tij. Te Barça janë të zemëruar dhe janë të gatshëm të luftojnë, duke i kërkuar UEFA-s të hetojë nëse transalpinët respektojnë apo jo Fair Play-n financiar dhe nga i marrin të gjitha burimet e tyre financiare.

Zemërimi shkon paralelisht me pesimizmin, duke qenë se për shkak të problemeve të njohura financiare ata nuk mund të përballojnë ofertën e pasur të PSG-së për Dembélé, e cila tashmë është pranuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›